
"Jam shumë i rënduar"/ Infektohet nga Covid kreu i Sindikatës, Dautaj jep këtë mesazh
Kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj është infektuar nga Covid-19. Lajmi është bërë publik nga vetë Dautaj nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ai shton se prej 6 ditëve nuk i gjendet afër grave greviste, sepse është izoluar. "Greva është e grave. Ju nëse doni, qëndrojuni pranë! Vendimin se kur do të dalin e marrin vetëm ato. Edhe nesër të më vijë vdekja, unë do të jem mes jush, siç kemi një vit që luftojmë bashkë. Nëse s’gjejmë zgjidhje, vendimi i radhës do çudisë botën. Dhe ne e mbajmë fjale. Gjenduni pranë grave Heroina!", shrpehet Dautaj në Facebook.
Mesazhi i tij vjen pasi kryeministri Edi Rama bëri thrrje që të dalin nga greva dhe të negociojnë.
Statusi i plotë
Të nderuar kolegë!
Sot u bë dita e gjashtë që unë nuk gjendem mes jush, por çdo moment të ditës dhe natës jam aty me ju. Sot mora dhe testin: pozitiv. Jam shumë i rënduar nga ana shëndetësore, është kura e katërt e ilaçeve që ndërrova sot. Po shoh këto ditë që janë hedhur në veprim për prishjen e grevës disa krimba që as toka nuk i do. Greva është e grave. Ju nëse doni, qëndrojuni pranë! Vendimin se kur do të dalin e marrin vetëm ato. Edhe nesër të më vijë vdekja, unë do të jem mes jush, siç kemi një vit që luftojmë bashkë. Nëse s’gjejmë zgjidhje, vendimi i radhës do çudisë botën. Dhe ne e mbajmë fjale. Gjenduni pranë grave Heroina! - Sokol Dautaj, kryetar i Sindikatës së Naftëtarëve të Bashkuar./Gazeta Shqip




Sa rrezikon vdekjen nga COVID nëse je obez? Çfarë thotë raporti i ri
Historia e plotë >
Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura
Historia e plotë >
Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V
Historia e plotë >


Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Skenari i ri/ Kë do të mandatojë për kryeministër, partinë apo koalicion...
Historia e plotë >
“Na e shkul veshin me kujdes, mos na e këpusësh”/ Rama i lë një "porosi"...
Historia e plotë >
“A mund ta provoj pas pandemisë”, gjinekologia tregon frikën e çifteve për të bërë fëmijë në kohë koronavirusi

Kura anti Covid/ Mjeku shqiptar ofron shërim të plotë për tre ditë: Trump dhe Berluskoni kështu u shëruan

Pandemia dhe zgjedhjet, INSTAT do të shtyjë censusin e popullsisë për vitin 2022
Biznes

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >


