Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

"Gjysma e Tiranës e ka kaluar Covid", mjeku Sulçebe replikon me Bratajn:Të infektuar në Tiranë janë...

"Gjysma e Tiranës e ka kaluar Covid", mjeku Sulçebe

Studimi Akademisë së Shkencave i realizuar së fundmi, ku tregoi se 50 për qind e Tiranës e ka kaluar tashmë koronavirusin shkaktoi jo pak përplasje mes mjekëve dhe drejtuesve të institucioneve shëndetësore. Reagimi kundër këtij parashikimi erdhi nga  shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili deklaroi se shifrat e studimit në fjalë nuk janë të sakta.

Sipas Bratajt, imunitetin natyral ndaj Covid-19  në kryeqytet mund ta kenë arritur 20 deri në 25 %  e qytetarëve.

Lidhur me këto kontestime të Shefit të Urgjencës Kombëtare ka reaguar edhe profesori Genc Sulçebe, një nga hartuesit e këtij studioi.

Në një postim në Facebook, imunologu shkruan se është i çuditur nga ajo që ai e cilësoi si “denigrimi subjektiv që Brataj i ka bërë këtij studimi”. Sipas profesorit, Brataj flet me hamendje, ndërsa sqaron se pse përqindja e pretenduar nga Brataj nuk është e saktë.

REAGIMI

Të dashur miq,

Dëgjova më datë 9 Janar 2021 prononcimin në media të Zotit Brataj lidhur me studimin e Akademisë së Shkencave mbi seroprevalencën e infeksionit COVID-19 në qytetin e Tiranës.

Lidhur me këtë studim, në rradhë të pare duhet vënë në pah dhe lavdëruar iniciativa e Akademisë së Shkencave që në kushtet e vështìra të pandemise dhe me mundësi modeste financiare mundësoi realizimin e këtij studimi të vetëm në Shqipëri i cili hedh dritë objektivisht mbi shtrirjen e infeksionit COVID-19 në qytetin e Tiranes.

Studimi i Akademise se Shkencave u realizua ne 2 faza dhe është programuar me parametra të rreptë shkencore. Dihet që kriteret epidemiologjike dhe statistikore në rradhë të parë i vëjnë rëndësi përzgjedhjes së duhur të kampionit përfaqësues të popullatës se sa madhësisë së këtij kampioni.

Kriteri kryesor në të dy fazat ishte përzgjedhja e rastësishme e një kampioni popullate që të përfaqesojë sa më mirë popullatën e moshave 20 deri 70 vjeç që janë përdorues të mbulimit shëndetësor publik në qendrat shëndetësore të qytetit të Tiranes. Në të dy fazat studimi u realizua me përzgjedhjen “random” të qytetarëve nga regjistrat e katër qendrave shendetesore të Tiranës urbane që mbulojne 258.000 banore.

Në fazën e parë, në fund të qershorit 2020 seroprevalenca e antitrupave IgG anti SARS-CoV-2 në këto grup mosha rezultoi 6,4%, ndërsa në fazën e dytë, në fund të dhjetorit 2020 49,6%. Kampioni i popullatës i selektuar në këtë mënyrë në fazën e dytë ishte prej 818 individësh dhe ai përfaqeson me interval të besueshëm sigurie popullatën e moshave 20 deri 70 vjeç të zonave urbane të qytetit të Tiranës.

Më çuditi denigrimi krejt subjektiv qe Z. Brataj i bën këtij studimi. Ai nuk e pranon shifrën e mësipërme për qytetin e Tiranes dhe thotë, sigurisht vetëm me hamendjen e tij, që seroprevalenca e vërtetë në qytetin e Tiranës është 20 deri 25%. Këtu ai i referohet dhe burimeve epidemiologjike nga SHBA, të cilat konfirmojnë që prevalenca e vërtetë e infeksionit në popullate është 10 herë më e lartë se sa numri i individëve të deklaruar zyrtarisht.

Pra, duke u nisur nga kjo referencë e përmendur nga vetë Z. Brataj, dhe siç pohon dhe vete ai në prononcimin e tij, në qoftëse numri i personave të deklaruar në Shqiperi si të infektuar me COVID-19 deri tani eshte rreth 60 000 aëherë numri real i individeve të infektuar duhet të jëte në fakt 600 0000 që korrespondon me rreth 21 % të popullatës shqiptare. Deri këtu ne jemi dakord me Z. Brataj, por përsa i përket qytetit të Tiranes ai është krejt gabim, pasi kjo përqindje nuk mund të jetë e vlefshme për kryeqytetin.

Dihet që Tirana, sipas të dhënave zyrtare të deritanishme, përbën gjysmën e rasteve me COVID-19 të gjithë Shqipërise. Atëhëre, në zonat urbane të Tiranes duhet të jenë deri tani të paktën 300.000 te infektuar nga COVID-19. Kjo vlerse korrespondon dhe me shifrsen afesr 50% tse seroprevalences sse antitrupave anti SARS-CoV-2 qse nxori dhe studimi i Akademisë së Shkencave në qytetin e Tiranses. Pra hamendja e Z. Brataj që Tirana ka një përqindje infeksioni prej maksimum 25% është e gabuar.

Përgëzoj padyshim punën e Z. Brataj per organizimin e Urgjencës Mjekësore, por e ftoj atë të konsultoje ekspertizën shkencore përpara se të prononcohet publikisht për studime jashtë fushës së tij operacionale.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore