Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Gjykata e Lartë ka 36 mijë dosje/ 18 mijë dosje për çështje divorci, 12 mijë padi ndaj shtetit

Gjykata e Lartë ka 36 mijë dosje/ 18 mijë dosje për

Gjykata e Lartë ka publikuar planin se si do ta minimizojë stokun disa vjeçar që ka shkuar rreth 36 mijë dosje që presin për t’u gjykuar.

Mes llogarive se çdo gjyqtar i lartë shqyrton mesatarisht 500 çështje në vit, Gjykata e Lartë shikon si dritë jeshile shtimin e numrit të gjyqtarëve përtej kuotës prej 19 anëtaresh që duhet të ishin në detyrë. Njëherazi kërkohet shtim i këshilltareve gjyqësore.

Që nga ringritja, rezulton se gjyqtarët e lartë nga prilli deri në korrik 2021 shpallen 4144 vendime.
Në backlog kryesojnë çështjet civile me mbi 18 mijë që janë konflikte partnerësh per rritjen e fëmijëve, pension ushqimor apo padi dëmshpërblimi, ndërsa mbi 12 mijë të tjera janë administrative ku palë e paditur është shteti, pasi institucionet e ndryshme u paditën për urdhrat që kanë dhënë.

Njëkohësisht në këtë plan vendimet njësuese konsiderohen si mekanizmi që do të shmangë mbingarkesën e dosjeve që do depozitohen, bashkë me vendosjen e filtrave ndaj rekurseve të panevojshme.
Aktualisht janë në detyrë nëntë gjyqtarë dhe priten edhe të tjerë. Por ndërkohë janë evidentuar mjaft çështje.

Mes çështjeve që janë njësuar nga kjo gjykatë është fitimi i gradave të policisë që duhet t’i nënshtrohet konkurrimit dhe jo të fitohet gjyqësisht ashtu si ka ndodhur me policinë prej vitit 2013. Kjo ndalon policët të kërkojnë grada në gjykatë.

Po ashtu i jepet përgjigje kujtdo që mund të përdorë kallëzimin penal mbi falsifikimin e dokumenteve si mjet për të zvarritur një proces civil që do të thotë se kjo skeme do ketë ndikim te gjyqet e pronësisë./Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore