Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Gjobë 10 për qind të xhiros vjetore” / Braçe kritikon Konkurrencën që nuk penalizoi importuesit e grurit dhe miellit

“Gjobë 10 për qind të xhiros vjetore” / Braçe

Me vendimin për të mos ndëshkuar importuesit e miellit, Erion Braçe thotë se Autoriteti i Konkurrencës ka shkelur edhe një vendim të vetin të vitit të kaluar.

“Komisioni i Konkurrencës në korrik të 2020 me votë unanime ka konstatuar sjellje të bashkërenduar të katër ndërmarrjeve në importin e grurit, importin, prodhimin dhe tregtimin e miellit, duke bashkërenduar sjelljen dhe caktuar çmimet në këtë treg”, deklaroi deputeti socialist.

Më tej, sipas Braçes, pak më shumë se një vit më parë, AK u ka vendosur katër detyra kompanive importuese të këtyre produkteve. Mes këtyre detyrave, Braçe rendit një.

“Të mos caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, apo të tërthortë çmimet në blerje, apo në shitje si dhe çdo lloj kufizimi tjetër. Ka vendosur mbajtjen në monitorim për një vit të katër ndërmarrjeve, sjelljeve të tyre në zbatim të detyrave të lëna”, vijon ai.

Në pikën 6 të vendimit të marrë në korrik të 2020, AK paralajmëron ndëshkim me gjobë për shkeljet e mundshme,

“Pra, ka një vendim, është marrë në korrik 2020, i cili konstaton sjellje të koordinuara të katër ndërmarrjeve, lë detyra, i monitoron ato dhe parashikon ndëshkim nëse ndërmarrjet refuzojnë zbatimin”, shkruan Braçe.

Duke cituar gjetjet e monitorimit njëvjeçar, Braçe deklaron se Autoriteti i Konkurrencës në një vit ka gjetur se deri në 90 për qind e çmimeve të administruara nga faturat e katër ndërmarrjeve importuese, kanë qenë të njëjta, të caktuara në sjellje të koordinuar.

Deputeti socialist kërkon gjobitjen e kompanive.

“Pra, vendimi i AK jo vetëm nuk është zbatuar, por katër ndërmarrjet kanë vijuar të caktojnë çmimet në favor të tyre, në rritje e në dëm të popullit. Në këtë pikë, vendimi i korrikut 2020 thotë gjobë, referuar ligjit 10 për qind të xhiros vjetore. Pra, gjoba është automatike”, deklaron ai.

Vendimin për të mos ndëshkuar katër kompanitë, Braçe e cilëson si aprofesional.

“Thjesht anëmbajtje e tyre ndaj katër ndërmarrjeve kundër popullit, kundër interesit publik. Është skandaloze, por është fakt”, thotë ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore