Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Gjoba edhe për këmbësorët që shkelin qarkullimin rrugor / Por policia s’i mbledh dot për shkak të adresave

Gjoba edhe për këmbësorët që shkelin qarkullimin rrugor

Shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit thotë se numri i lartë i gjobave që vendos policia është pasojë e shkeljeve të larta të rregullave të qarkullimit rrugor. Por, problematika që ngre ai nuk lidhet më shumë me drejtuesit e mjeteve se me këmbësorët.

Ai thotë se veç shoferëve, sinjalistika nuk respektohet as nga këmbësorët.

"Këmbësorët nuk e kanë fare idenë si qarkullohet në rrugë. Kanë trotuaret, kanë kalimin e rrugës nga njëra anë në tjetrën, janë vendkalimet e këmbësore. Kemi pasur aksidente rrugore që kanë ndodhur mbi vendkalimet këmbësore, që nuk kanë respektuar detyrimet ndaj njëri-tjetrit dhe këtu rregullat duhet të respektohen të gjithë. Kaq shumë shkelje tregon se nuk respektohen rregullat e qarkullimit nga mjetet dhe nga këmbësorët”, tha Drejtori i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili në një intervistë për Report TV.

Ismaili u shpreh se policia ka nisur edhe gjobitjen e këmbësorëve, por e ka të vështirë që të mbledhë këto gjoba për shkak të mungesës së adresave të sakta.

“Ka filluar edhe ndëshkimi i qytetarëve, sepse është pak i vështirë për dërgimin e gjobës në adresa të duhura si rezultat i mos pasjes së një adrese të qartë, i qytetarëve nuk mbajnë me vete karta identiteti", tha Ismaili.

Po në këtë deklaratë, Skënder Ismaili u shpreh se 85 për qind e ngjarjeve rrugore lidhen me mosrespektimin e sinjalistikës nga ana e drejtuesve të mjeteve.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore