Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Gjermanët “pushtojnë” Tiranën/ Turistët e huaj vizitojnë pjesën historike të qytetit dhe fshatrat

Gjermanët “pushtojnë” Tiranën/ Turistët e huaj

Ndalesa e parë që bëjnë shumë turistë  sapo shkelin në Tiranë, është qendra e informacionit “Infopoint” ku marrin të dhëna për vendodhjen e vendeve që duan të vizitojnë.

Muzetë janë ndër pikat më të vizituara nga të huajt që vijnë për herë të parë, por së fundmi interes të lartë po shfaqin dhe për fshatrat e Tiranës.

Preferenca të mëdha për muzetë, muzeu historik, mozaiku Tiranës, kalaja, pazari, ura e tabakëve, turistë sapo vijnë i kërkojnë. Nuk janë të pakta kërkesat për fshatrat e Tiranës, kërkesa të mëdha për Bovillën, Dajtin, Mali me Gropa, Shën Gjergji, Petrela, pjesa e kanionit poshtë Erzenit ne Bërzhitë. Turistët duan të shkojnë përtej Tiranës si qendër por duan të njohin dhe natyrën”, shprehet Alma Memo, nga Drejtoria e Promovimit dhe Zhvillimit të Turizmit.

Tirana po tërheq gjithnjë e më shumë turistë nga e gjithë bota por duket se janë gjermanët ata që po kryesojnë këtë vit.

Ka 30-40% me shumë turistë, vijnë nga te gjitha vendet e botës. Per Tiranën ka tjetër opinion tashmë. Kampion Gjermanët, ka shumë nga Gjermania, nga Belgjika, Suedia dhe Zvicra. Ka shume francez, italianë, nga Portugalia, polakët janë të shumtë, ka lamirshmëri dhe kjo na gëzon. Ka dhe nga amerika shume dhe nga Australia. Është epiqendra, vijnë ne tirane e vizitojnë dhe pastaj shkojnë dhe ne vende te tjera”, shton Memo.

Jemi nga Gjermania, hera e pare që vijmë në Shqipëri. Do qëndrojmë 3-4 dite në Shqipëri. Përshtypja e pare deri tani është shumë e mire. Kemi dëgjuar disa fjalë të mira por dhe jo aq të mira nga disa të tjera, që na thonin që Shqipëria nuk është e njohur per turizëm. Por po shohim që këtu njerëzit janë shume miqësor, është një vend i sigurt”, shprehet një turist gjerman.

Do shkojmë edhe në Ksamil. Në Gjermani kemi dëgjuar që është një plazh shumë i bukur. Ne kemi ardhur me kamper, kaluam nga Mali i Zi në Shkodër dhe tani po qëndrojmë në Tiranë, vend shumë i mirë“, thotë një tjetër./topchannel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore