Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Gjashtë të vdekur dhe 141 raste të reja me COVID në Kosovë, Prishtina vatra e nxehtë

Gjashtë të vdekur dhe 141 raste të reja me COVID në

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar për gjendjen me pandeminë gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 494 mostra të marra nga SHSKUK-ja, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratorët privatë, prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 11.686 raste nga 44.927 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 416 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 219 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.562 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.708.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, Komuna e Prishtinës vazhdon ta ketë numrin më të lartë të rasteve të reja, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 54 raste.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë-Kosovë 9 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga një rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Kaçanik, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Zeri

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore