Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Gjashtë nivelet në të cilat shfaqet koronavirusi, simptomat dhe pacientët më të rrezikuar

Gjashtë nivelet në të cilat shfaqet koronavirusi, simptomat dhe

Shkencëtarët britanikë kanë analizuar të dhënat e mbledhura nga një aplikacion për gjurmimin e simptomave COVID-19, gjerësisht i përdorur, dhe kanë zbuluar se ekzistojnë gjashtë lloje të dallueshme të sëmundjes, të cilat ndryshojnë nga njëra-tjetra nga një grup simptomash.

Një ekip i King’s College në Londër zbuloi se të gjashtë llojet lidhen gjithashtu me atë se sa i rëndë është infeksioni dhe me mundësinë që pacienti të ketë nevojë për ndihmë për frymëmarrje – siç është oksigjeni ose ventilatori – nëse ata janë shtruar në spital.

Gjetjet mund të ndihmojnë mjekët të parashikojnë se cilët pacientë me COVID-19 janë më të rrezikuar dhe ka të ngjarë të kenë nevojë për kujdes spitalor në valët e ardhshme të epidemisë.

“Nëse mund të parashikoni se kush janë këta njerëz në ditën e pestë, ju keni kohë t’u jepni atyre mbështetje dhe ndërhyrje të hershme, të tilla si monitorimi i oksigjenit në gjak dhe niveli i sheqerit, dhe të siguroni që ata të jenë të hidratuar siç duhet”, tha Claire Steves, një prej mjekëve që ishin pjesë e studimit.

Përveç kollës, etheve dhe humbjes së nuhatjes – shpesh të theksuara si tre simptoma kryesore të COVID-19 – të dhënat e aplikacionit treguan simptoma të të tjera si dhimbje koke, dhimbje të muskujve, lodhje, diarre, konfuzion, humbje të oreksit dhe gulçim.

Rezultatet gjithashtu ndryshuan dukshëm; disa kishin simptoma të buta, të ngjashme me gripin ose një acarim dhe të tjerët pësuan simptoma akute ose vdiqën.

Studimi, i cili nuk ka marrë ende opinionet e shkencëtarëve të pavarur, i ndan gjashtë llojet e COVID-19 si:

1- Si gripi, por pa ethe: Dhimbje koke, humbje nuhatjeje, dhimbje muskulore, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa temperaturë.

2 – Si gripi me ethe: Dhimbje koke, humbje nuhatjeje, kollë, dhimbje të fytit, ashpërsi, ethe, humbje e oreksit.

3 – Gastrointestinal: Dhimbje koke, humbje e nuhatjes, humbje e oreksit, diarre, dhimbje fyti, dhimbje në gjoks, pa kollë.

4 – Nivel i rëndë, lodhje: Dhimbje koke, humbje e nuhatjes, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje në gjoks, lodhje.

5 – Niveli i rëndë dy, konfuzion: Dhimbje koke, humbje e nuhatjes, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore.

6- Niveli i tretë i rëndë, barku dhe frymëmarrja: Dhimbje koke, humbje e nuhatjes, humbje e oreksit, kollë, ethe, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore, gulçim, diarre, dhimbje barku.

Pacientët me nivele 4, 5 dhe 6 e kanë më shumë të ngjarë të shtrohen në spital dhe të kenë nevojë për aparaturat e frymëmarrjes.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore