Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Genc Sulçebe: Kemi 20 herë më shumë të infektuar me Covid, nga sa janë raportuar (VIDEO)

Genc Sulçebe: Kemi 20 herë më shumë të infektuar me

Që prej fillimit të pandemisë nga Covid-19, Tirana ka qenë vatra kryesore e përhapjes së virusit.  Në sytë e publikut shifrat që raportohen çdo ditë përkthehen sikur ne jemi në fazën e imunitetit të popullatës, por në fakt vetëm 7% e popullatës në Tiranë janë prekur nga koronavirusi.

Në këtë përfundim kanë dalë dy akademikët, Prof.Dr. Genc Sulçebe dhe Prof. Dok. Alban Ylli në studimin e tyre të fundit, publikuar nga Akademia e Shkencave. Studimi hedh dritë mbi situatën epidemiologjike dhe përhapjen e Sars Cov-2 në popullsinë e Tiranës.

Studimi u krye në shërbimin universitar të imunologjisë pranë QSUT dhe është realizuar i ndarë në dy faza.

Në fazën e parë (java e fundit e majit 2020), u studiuan 128 dhurues gjaku nga Qendra Kombëtare e Dhurimit të Gjakut. Ndër to, vetëm një dhurues doli pozitiv, që reflekton një pozitivitet prej 0.8 për qind.

Në fazën e dytë, realizuar javën e parë të korrikut 2020, pra, pas rreth një muaji, u studiua pozitiviteti i antitrupave specifikë ndaj virusit SARS-CoV-2 në 264 individë të moshave 20 deri 70 vjeç, të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme nga regjistrat e mjekëve të familjes të qendrave shëndetësore nr. 3, 7, 8 dhe 9 të qytetit të Tiranës, të cilat përfaqësojnë një popullatë të përgjithshme prej rreth 202 000 banorë.

Mjeku imunolog, doktor Genc Sulçebe një nga realizuesit e studimit ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku tha se zona me më shumë të infektuar rezulton ajo e 21 dhjetorit.

"Te Rruga e Kavajës që mbulohet nga Qendra Shëndetësore nr 9, ishte përqindja më e lartë e pozitivitetit të të infektuarve me Covid-19. Ndërkohë që Qendra Shëndetësore nr. 7 që mbulon  Laprakën kishte përqindje të ulët të pozitivitetit të infektimit. Nga studimi rezultoi se vetëm 7% e popullatës së kryeqytetit ka krijuar antitrupa, pra është prekur një herë nga virusi Covid-19 që është një shifër shumë e vogël krahasuar me vendet e tjera. Por duhet të kemi parasysh se kjo përqindje (7%), në krahasim me numrin e atyre që kanë dalë pozitiv përmes tamponit, pra janë diagnostikuar zyrtarisht si të sëmurë është rreth 20 herë më e madhe. Pra numri i atyre që realisht infektohen pa shenja klinike ose me shenja të vogël që janë të pa raportuar apo për arsye të ndryshme nuk e kanë bërë tamponin është shumë më i madh se numri i atyre që janë raportuar si të sëmurë apo deklarohen zyrtarisht nga institucionet"-tha Genc Sulçebe.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore