
Gara botërore e vaksinimeve/ Ja shtetet që udhëheqin, befason Serbia, Shqipëria renditet krah Algjerisë dhe Kolumbisë
Sipas një raporti të publikuar në Financial Times, të paktën 208,317,348 doza të vaksinave të koronavirusit janë administruar në të gjithë botën, nga të dhënat e përpunuara për 104 shtete.
Sipas raportit janë 230 vende kandidatë për vaksina, ndërsa ka vende që kanë në përdorim deri në shtatë vaksina. Israeli është shteti që prin klasifikimin botëror të vaksinimeve, me mbi 7.4 milionë doza të injektuara tashmë. Më shumë se një e treta e popullsisë së Izraelit ka marrë të paktën një dozë vaksine.
Në fakt, referuar shifrave të vaksinimit për 100 banorë, renditjen e udhëheq Gjibraltari, me 87 vaksinime për 100 banorë, por me vetëm 29 mijë doza në total.
Në dhjetë vendet e para, bëjnë pjesë kryesisht ishuj të vegjël. Në vendin e 12 renditet Britania e Madhe me 18.2 milionë doza të bëra në total.
Në vendin e 16 renditet SHBA me 62.5 milionë vaksina të bëra, për të vazhduar me Kilin, Porto Rikon, Serbinë, Maltën, Danimarkën, Turqinë, Poloninë, Zvicrën, Rumaninë, Norvegjia, Sllovenia, Lituania, Portugalia, Greqia, Gjermania, Italia, Belgjika, Austria, Franca.
Si renditet Shqipëria
Sipas raportit të Financial Times, Shqipëria renditet e 13 nga fundi, krah Algjerisë, Bolivisë, Kolumbisë, Ekuadorit dhe Pakistanit. Deri më 19 shkurt, Shqipëria sipas raportit të FT ka bërë 4200 vaksina.
Përhapja e vaksinave në ekonomitë e përparuara është kryesisht më e madhe se ato në ekonomitë në zhvillim. Zyrtarët në Organizatën Botërore të Shëndetësisë kanë paralajmëruar se bota është në prag të "dështimit katastrofik moral" ndërsa vendet e varfra mbeten prapa. /Gazeta SHQIP

Lajm i mirë për ata që e kanë kaluar Coronavirus/ Do duhet vetëm ...
Historia e plotë >



4 persona vdesin nga Covid në Shkodër, ishin të intubuar në spital rajonal
Historia e plotë >


Jeni të infektuar por testi del negativ? Çfarë duhet të dini
Historia e plotë >
Ndryshimi i paktit të 1 prillit 2013, me atë 1 marsit!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Gjyqi ndaj "Shqip"/ Paditë që synojnë t’ua mbyllin gojën gazetarëve ...
Historia e plotë >
Gjykatat Kushtetuese/ Sherri me presidentin, PS ndryshon ligjin dhe proc...
Historia e plotë >
Lajm i mirë për ata që e kanë kaluar Coronavirus/ Do duhet vetëm ...

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, 15,210 dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën

Studimi: Një në 3 pacientë vuan nga depresioni, edhe disa muaj pas shërimit nga Covid
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

