Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Gafa e dytë e ministres Manastirliu, eksperti flet për “maskat egoiste”

Gafa e dytë e ministres Manastirliu, eksperti flet për “maskat

Eksperti në fushën e shëndetësisë, Erion Dasho ka reaguar ndaj spotit të lëshuar së fundmi nga ministria e Shëndetësisë, sa i përket vendosjes së maksave.
Sipas Dashos me këtë spot të lançuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu po realizohet një gafë e dytë.

“Spoti promocional i sapo lançuar nga vetë Ministrja, që synon të edukojë qytetarët për mbajtjen e maskës, sërish promovon maskat me valvul. Para një jave ishte Zonja Ministre që mbante një maskë të tillë gjatë vizitës në QSUT "Nënë Tereza" duke u bërë objekt kritikash në media dhe rrjetet sociale”, shkruan në një postim eksperti Dasho.

Postimi i plotë në Facebook

NJË MINISTRI QË NUK MËSON!

Vazhdojnë gafat e administratës së shëndetësisë dhe Komitetit të Ekspertëve, që fatkeqësisht komprometojnë figurën e Ministres së Shëndetësisë.

Spoti promocional i sapo lançuar nga vetë Ministrja, që synon të edukojë qytetarët për mbajtjen e maskës, sërish promovon maskat me valvul. Para një jave ishte Zonja Ministre që mbante një maskë të tillë gjatë vizitës në QSUT "Nënë Tereza" duke u bërë objekt kritikash në media dhe rrjetet sociale.

PSE?

Maska me valvul quhet ndryshe "maska egoiste" sepse mbron vetëm personin që e mban. Ajo nuk rekomandohet, madje në shumë vende përdorimi i saj ndëshkohet me gjobë njëlloj si në rastin kur personi që e mban nuk ka maskë!

Edhe njëherë duhet sqaruar se përdorimi i maskës bazohet tek parimi i solidaritetit. Maska mbron më pak personin që e vendos dhe më tepër personat rreth tij. Thënë ndryshe: maska ime të mbron ty, maska jote më mbron mua!

I lutem sërish për të disatën herë komitetit të ekspertëve dhe ministrisë:

Mendojini mirë mesazhet që i jepni publikut! mbi të gjitha, mos jepni mesazhe të gabuara! Një mesazh i gabuar dëmton më shumë se një mesazh i munguar!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore