Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Fundjava nis me mot të mirë, por në zonat malore nuk do të jetë njësoj/ Temperaturat për ditën e sotme

Fundjava nis me mot të mirë, por në zonat malore nuk do të

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qendrueshme.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare.

Në relievet malore në verilindje të vendit reshje të izoluara shiu me intensitet të ulët.

Në orët e mëngjesit prezencë të mjegullës dhe mjegullinës përgjatë luginave.  Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore kryesisht në veri të vendit fiton shpejtësi deri në 16m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 15°C, në zona e ulëta 3 deri 20°C dhe në zona bregdetare 10 deri 21°C.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore