Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Fundjava na surprizoi me mot të mirë, por ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për ditët në vijim

Fundjava na surprizoi me mot të mirë, por ja çfarë

Moti na surprizoi këtë fundjavë, duke na dhuruar dy ditë të bukura me diell e temperatura të ngrohta, por duket se java që vjen nuk do të vazhdojë kështu.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kryefjala e javës që presim përpara do të jetë moti i paqëndrueshëm me vranësira mesatare dhe të dendura, shoqëruar me reshje shiu dhe dëborë.

Për ditën e nesërme pritet që moti të jetë kryesisht i vranët por edhe alternime kthjellimesh në orët e mesditës. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në zonën e juglindjes priten reshje të dendura dëbore.

Reshjet e shiut të vazhdueshme me intensitet mesatar rikthehen ditën e Mërkurë ndërsa në relievet malore në verilindje në lartësitë mbi 500 metër reshje të dendura dëbore dhe në zonën e juglindjes në lartësitë mbi 800metër.

Për ditën e Enjte dhe të Premte pritet që moti të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit të shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në orët e vona të mbrëmjes të ditës së Enjte dhe orët e para të mëngjesit të ditës së Premte në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 300 metër reshje dëbore.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore