Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Frika nga infektimet e Covid/ Festa e 28-29 Nëntorit, apeli i Manastirliut: Patriot është kush feston nga shtëpia!

Frika nga infektimet e Covid/ Festa e 28-29 Nëntorit, apeli i Manastirliut:

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje shqiptarëve që për festat e 28-29 nëntorit të mos ketë grumbullime masive në lokale apo vende publike.

“Në fund dy fjalë me një lutje për të gjithë:E kuptojmë fare mirë dëshirën për të festuar, aq më tepër Festat e Nentorit.Por këtë vit, këto festa na gjejnë përballë një sfide të shëndetit publik, që ndodh një herë në shekull. Patriot sot është kush qëndron në shtëpi, për të mbrojtur shëndetin e vetes, familjes dhe të afërmve. Do të vijë një kohë kur, ndër fitoret tona më të medha do të jete dhe fitorja që arritëm bashkë në betejën për shëndetin!”, tha ministrja e Shëndetësisë.

Këtë fundjavë janë festat e Pavarësisë dhe e Çlirimit të Shqipërisë, siç duket këto ditë shihen me frikë nga qeveria, pasi shumë njerëz mund të dalin dhe të festojnë nëpër rrugë. Kjo mund të rriste rrezikun e infektimeve nga Covid. /Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore