Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Frika nga Covid/ Formulari i Vetëdeklarimit në shkolla, shoqëria civile kundër: Pse po shkelet Kushtetuta

Frika nga Covid/ Formulari i Vetëdeklarimit në shkolla, shoqëria

Shoqëria civile që punon në fushën e të drejtave të fëmijëve e konsideron shkelje të Kushtetutës, formularin e vetëdeklarimit që duhet të plotësojnë fëmijët para futjes në mësim.

I pyetur nga gazeta “Shqip”, përfaqësuesi i Qendrës për Të drejtat e fëmijëve, Klaudio Pulaha thotë se deri në moshën 18 vjeç fëmija në bazë të legjislacionit shqiptar, nuk mund të mbajë “përgjegjësi personale” për gjendjen shëndetësore të tij dhe familjarëve.

“Kjo pikë bëhet akoma më problematike nëse fëmija në formularin e vetëdeklarimit “nën përgjegjësinë e tij personale” jep çdo ditë aprovimin e tij për gjendjen shëndetësore të familjes në të cilën mund të ketë shumë simptomatikë.

Kjo shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe kundërshtim me legjislacionin shqiptar pasqyrohet qartë në Pika C: Zotësia për të Vepruar / Neni 6 i Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, ku thuhet se: “Personit, kur mbush moshën 18 vjeç i lind zotësia e plotë që me veprimet e tij të fitojë të drejta dhe të marrë përsipër detyrime civile”, shprehet Pulaha.

Sipas hulumtimeve të CRCA, asnjë shtet fqinj rajon a botë nuk ofron plotësimin e një formulari të tillë tek fëmijët.

“Në Itali, fëmijët nga 6 vjeç e sipër janë të detyruar të përdorin maskat njëpërdorimshme të ofruara nga shkolla në lëvizje institucionit shkollor. Fëmijët në klasa do t’i përdorin maskat vetëm nëse është e pamundur mbajtja e distancës mbi 1 metër nga njëri-tjetri dhe dy metra nga katedra e mësueses.

Aktivistët e qendrës për të drejtat e fëmijëve, CRCA sugjerojnë që pranë çdo shkolle të ciklit 9-vjeçar dhe të mesëm të formohen struktura të posaçme të cilët mund të kontaktojnë çdo ditë nga e Hëna në të Premte vetëm me prindërit për t’u njohur edhe në mënyrë elektronike me gjendjen shëndetësore të familjarëve të nxënësve.

“Duhet të jenë këto struktura të cilët të përcjellin informacionin pranë drejtorisë së shkollës për të ndërmarrë hapat e mëtejshme. Shihet si tepër e vështirë që vetë mësuesit të përcjellin informacionin e të paktën 30-40 prindërve çdo ditë”, thotë për “Shqip” aktivisti i CRCA-së Klaudio Pulaha.

Në lidhje me maskat, aktivistët kërkojnë që ato të ofrohen nga shkollat sikurse po veprojnë dhe shumë vende të tjera për të hequr një kosto dhe një barrë financiare për familjet shqiptare sidomos ato në vështirësi ekonomike.

Në lidhje me masat anticovid, në rekomandimin e shoqërisë civile futet dhe ajrosja e klasave ku sipas tyre duhet të mendohet për pajisjen e klasave me mjetet ngrohëse përgjatë stinës së dimrit. Ndërsa shkollat të jenë të pajisura 24 orë me ujë të pijshëm, duhet t’i jepet rëndësi dhe përparësi përzgjedhjes së solucioneve dezinfektuese, pasi këto solucione dëmtojnë rëndë shëndetin e fëmijëve kur përdoren pa kriter.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore