Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Frika nga Covid/ Fluturimet me Anglinë të pezulluara në një afat të pacaktuar

Frika nga Covid/ Fluturimet me Anglinë të pezulluara në një

Qeveria shqiptare ka vendosur që fluturimet me Britaninë e Madhe të jenë të pezullohen pa një afat kohor, deri në një vendim të dytë.

Ky është vendimi i marrë dhe i firmosur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i  cili është publikuar në Fletoren Zyrtare.

“Në urdhrin nr. 682, datë 21.12.2020, “Për ndalimin e lëvizjes përmes rrugëve ajrore me Britaninë e Madhe”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si vijon: 1. Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi “deri në datën 1.2.2021” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në një urdhër të dytë”. 2. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, thuhet në këtë vendim të siguruar nga Gazeta Shqip.

Qeveria kishte lënë si afat pezullimin e udhëtimeve deri më 1 shkurt të këtij viti, por Komiteti Teknik kishte sugjeruar shtyrjen e këtij afati. Por vendimi i siguruar nga “Shqip” qeveria e ka lënë të papërcaktuar afatin se kur do të rinisin fluturimet me Britaninë e Madhe.

Kjo masë u mor për shkak të mutacionit të ri të Covid të shfaqur në Britaninë e Madhe, duke ndjekur edhe praktikat e shteteve të tjera që ndaluan fluturimet nga Londra.

Në Britaninë e Madhe ka me dhjetëra e mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë. Kjo i ka penalizuar ato së tepërmi, pasi e kanë të pamundur të vizitojnë familjarët e tyre dhe mund të kenë pasur edhe raste emergjente./ Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore