Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Franca merr vendimin e ri për Johnson&Johnson, EMA reagon zyrtarisht mbi vaksinën

Franca merr vendimin e ri për Johnson&Johnson, EMA reagon zyrtarisht

Pas vendimit të autoriteteve shëndetësore amerikane për të pezulluar përkohësisht administrimin e vaksinës Johnson & Johnson Covid pas raportimit të 6 rasteve të trombozës, Agjencia Evropiane e Barnave reagoi përmes një deklaratë zyrtare.

"Përfitimet e vaksinës në parandalimin e Koronavirusi tejkalon rreziqet e efekteve anësore. Rekomandimi i javës tjetër", thuhet në njoftimin e EMA-s.

Ndërkohë që Franca ka marrë vendimin që kjo vaksinën të përdoret për personat e moshës mbi 50 vjeç.

"Vaksina me 1cdozë të vetme e Johnson & Johnson "do të shpërndahet dhe administrohet në të njëjtat kushte si vaksina AstraZeneca sot, domethënë për njerëzit mbi 55 vjeç", tha zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal në fund të Këshillit të Ministrave.

Në SHBA kanë rezultuar tetë raste të mpikjes së gjakut pas injeksionit të kësaj vaksine, ku një prej ishte me pasojë vdekjen.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore