Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Fqinji i bllokon rrugën për tek toka / Ekspertja shprehet ndryshe në akt e ndryshe në takim

Fqinji i bllokon rrugën për tek toka / Ekspertja shprehet ndryshe

Naime Manaj pretendon se bashkëfshatari prej 10 vjetësh i ka zënë rrugën që të çon tek prona e saj. Ka vënë një gardh dhe ka bërë një ndërtim të vogël pa leje në mes të rrugës. Pasi hap proces gjyqësor ekspertja i thotë se rruga është 155 m e gjatë dhe rreth 4 m e gjerë e duhet liruar. Por në aktin e ekspertizës nuk shprehet aq qartë sa në takim. Gjykata vendos në favor të palës tjetër, pasi edhe pse Bashkia Selenicë na kërkuar të hapet rruga, sipas gjykatës nuk është zonë e menaxhuar dhe aty nuk ka rrugë, ndërkohë që faktet dhe dëshmitarët flasin ndryshe. Mos menaxhimi i parcelave nga ASHK dhe regjistrimi i pronave AMTP të banorëve ka nxjerr në pah këtë problematikë.

Naime Manaj ankohet në Fiks Fare për një nga banorët e fshatit të saj që i ka zënë rrugën bujqësore prej 10 vitesh duke mos i lënë mundësi të shkojë tek rruga e saj.

"E kish rrethuar me gardh, por bashkia mori vendim që të prishej gardhi dhe të hapej rruga. Në mes të rrugës ka edhe një ndërtim pa leje", thotë ajo. Sipas saj, ai nuk është kufitar me zonjën dhe kufizohet me rrugë, ndaj nuk mund të përvetësojë pronën publike, duke i hequr asaj të drejtën të shkoj tek toka. Zonja Manaj pretendon se palën kundërshtare e mbron edhe kryplaku i fshatit, i cili e ka krushk "kërkon që të më hap mua rrugë diku tjetër, por ajo tokë ka pronarë të tjerë", shprehet denoncuesja. Ajo thotë që procesin gjyqësor e humbi dhe se gjykata tha se aty nuk figuron rrugë, pasi ekspertja thotë që është “xhade”. Ndërkohë që xhadja nuk është në perëndim, në perëndim është rruga.

Fiks Fare kontaktoi nëpërmjet telefonit edhe me kryeplakun e fshatit. Në fillim të bisedës ai shprehet që aty ka qenë rrugë bujqësore, por shumë shpejt e mohon duke thënë se aty nuk ka qenë rrugë bujqësore, por rrugë që kalonin gomerët dhe se aty s'kanë kaluar kurrë makinat.

"Zonjës i kemi thënë që do t'i hapim rrugë në vend tjetër dhe jo aty. Ka rregulla loja, e vendos pleqësia e fshatit dhe jo ekspertja dhe zonja se ku do të kalojë për në pronën e saj", thotë ai. Ai i jep gazetarëve numrin e telefonit të palës tjetër, për të cilën ankohet zonja, por thotë se me shumë mundësi janë në Greqi.

Pasi gazetarët i marrin në telefon numri del i fikur. Megjithatë pavarësisht pretendimeve dhe aktit të pa qartë të ekspertes topografike, zotëria e ka fituar procesin gjyqësor në shkallë të parë. Çështja është apeluar.

Fiks Fare intervistoi edhe një banor të fshatit, i cili ka qenë nën kryetar i komisionit të ndarjes së tokës në 1992. Ai duke qeshur thotë "nuk e di se çfarë ka thënë kryeplaku, por unë di të them se aty ka qenë rrugë bujqësore ku kalonin zetorët, makineri etj".

Ekspertja topografe Gjyzela Alibehaj nuk shprehet qartë në aktin e ekspertizës dhe nuk pranoi të flasë për Fiksin edhe pse u kontaktua disa herë.

Zonja Naime Manaj ka regjistruar me audio avokatin e saj dhe eksperten para procesit gjyqësor ku gjatë bisedës ai dhe ekspertja ja bëjnë të sigurt që ajo ka të drejtë dhe rruga duhet hapur. Ligjërisht ky takim nuk duhet të bëhej dhe ekspertja i thotë që nuk duhet të na shohin bashkë e të dalim në anë të kundërta nga zyra. Ekspertja nuk ka të drejtë ligjore të takojë asnjë nga palët në proces gjyqësor.

Ekspertja para gjyqit në takim i referohet 'rrugë' dhe i thotë t'i ke të drejtë, por në aktin e ekspertizës e quan 'xhade', sipas saj xhadja nga rruga ndryshon, pasi xhadja sipas saj është e shtruar, rruga bujqësore jo. Pasi merret vendimi dhe gjyqin e fiton pala tjetër, zonja takon sërish eksperten e cila thotë se "nuk e kam idenë si e ka marrë këtë vendim gjykata pasi ti ke të drejtë. Unë kam bërë një gabim që e kam shënuar xhade, por duhet ta kishte mbrojtur avokati. Unë nuk mund të shprehem në vendim që rruga duhet liruar, nuk mund të jep aq e drejtëpërdrejtë, por për mua ti ke të drejtë".

Gjithashtu, ekspertja thotë që është i çuditshëm fakti që pala tjetër e solli aktin e marrjes së tokës në pronësi vetëm në seancën e fundit, pasi gjithë kohën pretendoi se i kishte humbur. Sipas saj edhe në AMTP duket qartë që aty është rrugë. “Por duke qenë që ju nuk e keni menaxhuar në hipotekë, nuk e keni regjistruar nuk del rruga. Mungesa e menaxhimit të asaj parcele që del bosh ka sjellë edhe këto probleme”.

Pavarësisht se gjykata i referohet aktit të ekspertes si Akt Topografik, ekspertja thotë që nuk ka marrë topograf për të nxjerr metrat e zotërisë ka bërë vetëm matjet e rrugës dhe rruga është aty e duhet të lirohet, pasi sipas saj ai kufizohet me rrugë, duhet të heqë gardhin dhe ndërtimin pa leje që ka bërë në mes të rrugës.

E kontaktuar nga Fiks Fare nëpërmjet telefonit, ekspertja tha që ndodhet në gjykatë dhe do të na sqaronte më vonë. Gazetarët e marrim edhe dy herë të tjera pas kësaj telefonate dhe ajo nuk e hap më telefonin duke mos pranuar të përgjigjet për rastin.

Fqinji i bllokon rrugën për tek toka / Ekspertja shprehet ndryshe

Fqinji i bllokon rrugën për tek toka / Ekspertja shprehet ndryshe

Fqinji i bllokon rrugën për tek toka / Ekspertja shprehet ndryshe

Fqinji i bllokon rrugën për tek toka / Ekspertja shprehet ndryshe

Fqinji i bllokon rrugën për tek toka / Ekspertja shprehet ndryshe

Fqinji i bllokon rrugën për tek toka / Ekspertja shprehet ndryshe

Fqinji i bllokon rrugën për tek toka / Ekspertja shprehet ndryshe

Fqinji i bllokon rrugën për tek toka / Ekspertja shprehet ndryshe

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore