Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Fluturimet, as sa gjysma e vitit 2019/ Nga janari, 324 mijë pasagjerë. Në 2019 ishin 849 mijë

Fluturimet, as sa gjysma e vitit 2019/ Nga janari, 324 mijë pasagjerë.

Pas pezullimit të fluturimeve ndërkombëtare që prej marsit të shkuar si pasojë e pandemisë, tregu i fluturimeve ka pësuar humbje të thella. Sipas të dhënave të Autoritetit të Aviacionit Civil gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti kanë fluturuar për dhe nga Aeroporti i Rinasit 342.8 mijë pasagjerë. Rikuperimi i tregut duket ende larg dhe vështirë për të kapur nivelet e parakrizës.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës, kur numri i pasagjerëve për fluturime të rregullta dhe charter arrinte në 849.7 mijë, në periudhën janar-prill ka pësuar një rënie prej 60%.

Ndërsa viti 2020, krahasuar me vitin paraardhës pati ulje të konsiderueshme të numrit të pasagjerëve si pasojë e masave bllokuese që aplikuan shtetet, duke bërë që aeroporti të përdorej vetëm për fluturime riatdhesimi dhe nevojave të covid-19 e të mbyllej për një periudhë të gjatë kohe për fluturime të rregullta.

Referuar të dhënave të Autoritetit të Aviacionit Civil, prilli ka shfaqur një përmirësim të lehtë në numrin e pasagjerëve për fluturimet e rregullta, pasi rënia e tyre rezulton më e ulët se tremujori paraardhës, që kapërcen 60% më pak pasagjerë. Kjo si rrjedhojë edhe e lehtësimit të masave nga shtetet e huaja, si Gjermania që prej disa ditësh ka hequr Shqipërinë nga

Ndërsa fluturimet charter me turistë të huaj kanë parë një rritje të numrit të pasagjerëve gjatë muajve janar-mars veçanërisht, teksa pritet që rritje të ketë edhe gjatë muajit maj, ku tashmë disa prej tyre kanë mbërritur në vend.

Me gjithë përmirësimin e lehtë kundrejt 2020-ws, ringritja e tregut të fluturimeve duket se do të jetë e ngadaltë këtë vit dhe thuajse e pamundur për të arritur volumin rekord të vitit dinamik të 2019 në 3.3 milionë pasagjerë.

Kjo si rrjedhojë e vazhdimësisë së masave bllokuese që kanë ndërmarrë vendet e huaja për pezullimin e fluturimeve apo lejimin e kufizuar të tyre, duke vënë në pikëpyetje sezonin turistik edhe për këtë vit, që të dy sektorët së bashku duket se do të varen shumë edhe nga aplikimi i pasaportës Covid që mund të lejojë ose jo lëvizjen e njerëzve. / Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore