
Flet shefja e Infektivit: Katër format e prekjes së Covid nga më e lehta te më e rënda (Tabelat)
Shefja e infektivit Najada Çomo ka shpjeguar në emisionin “Opinion” se cilat janë katër stadet Covid.
Duke sqaruar protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar mjekëve të familjes, Çomo tha se në katër fazaa e sëmundjes, pacientët që kakojnë fazën e parë ose të dytë kanë nevojë vetëm për trajtim në banesë, ndërkohë që ata që arrijnë në fazën e tretë ose të katërt kërkojnë trajtim spitalor.
Bazuar në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë, 4 fazat e Covid kanë këto forma;
Forma e lehte ( Stadi I)
Karakterizohet nga shenja të lehta si lodhje,temperaturë jo e lartë ( deri 38 grade C ),kollë të thatë. Disa herë mund të kemi dhe dhimbje fyti,bllokim të hundëve,rinorre,artromialgji. .Pa shenja te pneumonise
Forma e mesme( Stadi II)
Shenjat e përgjitheshme si këputja,temperatura ( që zgjat mbi 5 ditë), kolla, mialgjia dhe shenjat respiratore janë më të theksuara se në formën e lehtë.
Dallimin nga forma e mësiperme e ben prania, ne imazherinë pulmonare, e pneumonisë ( në fazen fillestare të sëmundjes vërehet imazh nodular dhe /ose intersticial,sidomos në periferi të parenkimës. Më pas shihen alteracione bilaterale me pamjen e “ground -glass” dhe infiltrime inflamatore.Tek të sëmurët rënde shihen edhe shenja konsolidimi; ndërsa versamenti pleural është i rrallë )
Forma e rëndë (Stadi III)
Kriteret,që përcaktojnë këtë formë janë: – takipnea: frekuenca respiratore 30 ose mbi 30/minutë,
– sat O2: 93 % ose ne 93 % ( në ajrin e mjedisit),
– grafia/CT pulmonare: progredim i lezioneve pulmonare të pneumonisë mbi 50% brenda 24-48 orëve.
Forma shumë e rëndë (Stadi IV)
Karakterizohet nga prania e njërës prej shenjave vijuese:
– shfaqja e insuficiencës respiratore,që kushtëzon aplikimin e ventilimit mekanik.
– shfaqja e shokut,
– shfaqja e insuficiencës së organeve të tjera, të cilat detyrojnë kalimin e të sëmurit në njësinë e terapisë intensive.
Është e rëndësishme të njihen shenjat e alarmit,treguese,që i sëmuri po shkon drejt formes së rëndë apo shumë të rëndë. Në to përfshihen:
– linfocitopenia progresive,
– shtimi progresiv i citokinave inflamatore sikundër IL-6 dhe proteinës C reactive,
– progresioni i shpejtë i alteracioneve pulmonare në radiografinë/C T e pulmonit.

Studimi për vaksinën, mjeku i njohur jep lajmin e mirë
Historia e plotë >







Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Dita botërore e shkrimit e leximit, Pino jep alarmin: Analfabetizmi funksional, shqetësues

Pandemia mund të ndalet nëse njerëzit bëjnë këtë gjë/ Çfarë thotë studimi i fundit

Moti i keq përfshinë Shqipërinë pasdite, shtrëngata dhe reshje shiu, qytetet që rrezikohen
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
