Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Fitime marramendëse/ Pfizer pret që vaksinimi kundër COVID të zgjasë me vite të tëra

Fitime marramendëse/ Pfizer pret që vaksinimi kundër COVID

Kërkesa për vaksinën e Pfizer kundër COVID-19 mund të zgjasë me vite dhe kështu të rrisë të ardhurat e gjigantit farmaceutik amerikan.

Në tre muajt e parë të 2021, vaksina gjeneroi të ardhura prej 3.5 miliardë dollarësh amerikanë ndërsa qeveritë botërore u përpoqën të frenonin pandeminë. Të ardhurat nga shitjet e vaksinave pritet të arrijnë 26 miliardë dollarë këtë vit, që përfaqësojnë më shumë se një të tretën e shitjeve të Pfizer.

Parashikimi bazohet në kontrata të nënshkruara tashmë për 1.6 miliardë doza vaksinash që do të dorëzohen këtë vit. Pfizer tha se pret të rregullojë më shumë dërgesa këtë vit dhe të negociojë furnizimet në disa vende për 2022 e më tej, raporton bbc.

“Bazuar në atë që kemi parë, ne besojmë se kërkesa e vazhdueshme për vaksinën tonë COVID-19, e ngjashme me atë kundër gripit, është një rezultat i mundshëm”, tha CEO i Pfizer, Albert Bourla.

Vaksina me dy doza ishte produkti më i shitur i kompanisë në tremujorin e parë të 2021. Kostot dhe përfitimet e vaksinave ndahen përgjysmë midis Pfizer dhe partnerit të saj gjerman, BioNTech.

Pfizer dhe kompania rivale amerikane Moderna po përfitojnë nga shitja e vaksinave të tyre, ndërsa e kundërta po ndodh me AstraZenecan dhe gjigandi amerikan “Johnson&Johnson”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore