Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Fillimi i vitit shkollor pa asnjë plan", Vokshi: Qeveria e paqartë dhe pa plan stategjik

“Fillimi i vitit shkollor pa asnjë plan", Vokshi: Qeveria e

Partia Demokratike i cilëson të paqarta deklaratat e dy ministreve Besa Shahini dhe Ogerta Manastirliu për kohën e hapjes së shkollave. Edhe pse është përfolur se ato të do të hapen me 14 shtator, për PD-në, qeveria po vepron në panik dhe pa asnjë gjë konkrete.

Albana Vokshi, ish deputete e PD-së, në një reagim të saj theksoi se “deklarata e qeverisë për rihapjen e shkollave në shtator u bë në nxitim e sipër, nën presionin e vazhdueshëm të PD.  Dalja e dy ministreve krijoi më shumë paqartësi sesa dha sqarime, sepse qeveria nuk ka asnjë plan”.

“Një qeveri me plan, e cila nuk vepron në panik dhe nuk improvizon, do të kishte publikuar sot udhëzuesin e detajuar për rihapjen e shkollave në kushtet e pandemisë.  Sa të gjata do të jenë orët e mësimit? • Me sa turne do të jetë mësimi në Tiranë, ku shumica e shkollave janë me dy turne? • Me sa nxënës do të jetë një klasë? Ku do të mësojnë nxënësit e shkollave të shkatërruara pas tërmetit? • Me rritjen e numrit të klasave me turne, sa është numri i mësuesve dhe ndihmës mësuesve që do të punësohen? Cili është protokolli i sigurisë që do ndiqet në çdo shkollë dhe masat mbrojtëse që do sigurohen nga qeveria?”, shprehet Vokshi.

Më pas ajo ngre të tjera pyetje të tjera si: Mbi të gjitha, sa është buxheti shtesë për të përballuar pandeminë në shkolla?

“Nxënësit, studentët dhe prindërit e tyre nuk kanë nevojë për daljet me skype e deklaratat boshe, që nuk sqarojnë asgjë.  Strategjia për rihapjen e shkollave duhet të jetë publike”, shton Vokshi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore