Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Fiks Fare/ "Patentën në xhep, policia më gjobiti se nuk e kisha!", gabimi i policisë penalizon dyfish qytetarin

Fiks Fare/ "Patentën në xhep, policia më gjobiti se nuk e

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes denoncimin e një qytetari në Lezhë, i cili është penalizuar dy herë për "gabimin" e policisë rrugore. Kol Ndoj tha për emisionin investigativ se ka bërë një aksident në fillim të muajit dhjetor 2020. Ndërkohë, ka filluar çështje prokuroria e cila ka marrë një vendim.

Ditët pasardhëse nuk ka marrë asnjë informacion nga policia se çfarë kishte ndodhur. Në momentin e aksidentit, z.Ndoj thotë se kishte vetëm një vërtetim, një leje drejtimi 1 mujore të lëshuar Transporti Rrugor i Kurbinit, deri sa të dilte kartoni i patentës së re. Ai thotë se, në datën 8 janar 2021 ka shkuar te Drejtoria e Transportit Rrugor dhe ka marrë fizikisht patentën. Paralelisht, ka vijuar procedimi penal dhe më vonë është dënuar nga Gjykata e Lezhës me shërbim prove për aksidentin e fillim dhjetorit. Pasi mori kartonin e patentës më 8 janar, z.Ndoj ka vijuar të lëvizë normalisht me makinë.

Ndërkohë, në datën 16 korrik 2021, ai është ndaluar sërish nga Policia e Lezhës, e cila i ka thënë se ka një gjobë pa paguar dhe lëvizte pa patentë. Këtë ditë, z.Ndoj e ka pasur patentën fizikisht me vetë. Ai i ka treguar policit se ka patentë, por polici ia ka marrë dhe i ka thënë se "të është bllokuar në datën 31 dhjetor 2020". Në këtë ditë, z.Ndoj ka mësuar se komisioni i shqyrtimit të kundra vajtjeve ka marrë një vendim për pezullim patente dhe gjobë. Z.Ndoj thotë se s'ka pasur asnjë dijeni për këtë vendim, madje s'ka pasur asnjë letër këmbim mes policisë rrugore dhe Drejtorisë së Transportit Rrugor. "Nëse kishte vendim, të më thoshin" pohon ai, ndërsa pranon se për aksidentin e fillim dhjetorit ka bërë një gabim dhe po e paguan. Por, për masën e dytë "s'kam asnjë faj, pasi shteti vetë më ka lejuar të qarkulloj me një patentë".

Pas ankesës, qytetari shkon në Drejtorinë e Transportit Rrugor në Kurbin, ku pyet punonjësit se kur i është bërë gati patenta. Punonjësit i thonë se ai e ka marrë patentën në janar të vitit 2021 dhe se për 1 muaj ka lëvizur me një vërtetim nga Transporti Rrugor. Punonjësi i Drejtorisë së Transportit Rrugor i dha një dokument, ku janë të gjitha datat e lëshimit të kartonëve të lejes së drejtimit. Sipas këtij dokumenti, letra 1 mujore i është dhënë në datën 9 dhjetor 2020, e cila kishte një afat deri në datën 8 janar 2021. Në këtë datë, sipas kësaj shkrese, qytetari është pajisur me kartonin e patentës, duke e marrë fizikisht nga sportelet e Drejtorisë së Transportit Rrugor në Kurbin.

Fiks Fare i bëri një kërkesë për informacion Drejtorisë së Policisë së Lezhës, duke e pyetur nëse ka pasur një korrespondencë me Transportin Rrugor pas vendimit të komisionit në datën 31 dhjetor 2020. Kjo drejtori na ktheu përgjigje se z.Ndoj më datë 23 dhjetor është përfshirë në një aksident me dëme materiale, ku janë referuar materialet në prokurori. Në këtë përgjigje thuhet se është vendosur masa e gjobës 0 lekë dhe masë plotësuese tërheqje e lejes së drejtimit.

"Nga ana e shërbimeve të policisë rrugore, i është tërhequr dokumenti zëvendësues i lejes së drejtimit me afat nga data 09.12.2020 deri me datë 08.01.2021. Me vendimin e datës 31.12.2020, Organi Administrativ Shtetëror për shkak të mos paraqitjes së shtetasit është shprehur në mungesë dhe ka vendosur ta gjobisë me 7000 lekë dhe të pezullojë lejen e drejtimit për 10 muaj" thotë policia. Më tej thotë se më datë 16 korrik 2021, z.Kol Ndoj është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore. "Nga verifikimi i bërë në sistemin E-Gjoba, është konstatuar se ky shtetas ka gjoba të palikujduara si dhe lejen e drejtimit e ka të pezulluar. Për këto shkelje është përpiluar proces verbali i konstatimit të shkeljes. Për shtetasin Kol Ndoj, është dërguar njoftim zyrtar DRSHTRR Laç, në datat 23 korrik dhe 27 korrik 2021, për heqjen e lejes së drejtimit" thuhet në këtë përgjigje.

Policia thotë se ka njoftuar Drejtorinë e Transportit Rrugor vetëm në datën 23 dhe 27 korrik! Por, ka "harruar" ta njoftojë në datën 31 dhjetor 2020, çka solli që qytetari të dilte sërish në rrugë dhe të penalizohej dy herë për gabimin e Policisë së Lezhës.

Fiks Fare/ "Patentën në xhep, policia më gjobiti se nuk e

Fiks Fare/ "Patentën në xhep, policia më gjobiti se nuk e

Fiks Fare/ "Patentën në xhep, policia më gjobiti se nuk e

Fiks Fare/ "Patentën në xhep, policia më gjobiti se nuk e

Fiks Fare/ "Patentën në xhep, policia më gjobiti se nuk e

Fiks Fare/ "Patentën në xhep, policia më gjobiti se nuk e

Fiks Fare/ "Patentën në xhep, policia më gjobiti se nuk e

Fiks Fare/ "Patentën në xhep, policia më gjobiti se nuk e

Fiks Fare/ "Patentën në xhep, policia më gjobiti se nuk e

Fiks Fare/ "Patentën në xhep, policia më gjobiti se nuk e

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore