Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Fiks Fare/ "Më vodhën pensionin për 8 vjet", Sigurimet Shoqërore ia hedhin fajin Postës Shqiptare

Fiks Fare/ "Më vodhën pensionin për 8 vjet", Sigurimet

Një 72-vjeçare iu drejtua emisionit "Fiks Fare" për mosmarrjen e pensionit për një periudhë prej 8-vitesh. Zoje Probanaj thotë se ka dalë në pension në vitin 2006. Ajo thotë se ka marrë disa muaj pension dhe më pas i është ndërprerë. Është interesuar te postieri, i cili i ka thënë se "ke probleme me Sigurimet Shoqërore, s'ke paguar kontributet". Madje i është thënë se, edhe ato që ke marrë, do të të mbahen pasi i ke marrë gabimisht.

Megjithatë, zonja pohon se është interesuar te Sigurimet Shoqërore dhe ka mësuar se në emrin e saj ka kaluar vazhdimisht pensioni, që nga muaji qershor 2006 e deri në ditët e sotme, pa asnjë pengesë. Ajo dyshon se pensioni i saj është vjedhur nga punonjës së Sigurimeve Shoqërore dhe nga punonjës të Postës Shqiptare. "Nuk kam fuqi të merrem me të gjithë, mua më është ndalur pensioni nga viti 2006 deri në vitin 2014. Pas vitit 2014 e kam marrë" thotë ajo.

Gazetarët e Fiks Fare kontaktojnë me postierin që ka shpërndarë pensionin në zonën e Dukagjinit, z.Nik Fusha. Ai thotë se në adresë të Zojë Probanaj ka shkuar pensioni i disa muajve në vitin 2006 dhe më pas i është ndërprerë. "Ka pasur mungesë kontributesh. Nuk ka derdhur kontribute dhe s'përfitonte pension. Madje, edhe ato që ka marrë, duhet t'i kthente mbrapsht" pohoi postieri. Ai pranoi se pensioni për Zojë Probanaj filloi pas vitit 2014, pasi më parë nuk përfitonte.

Pas kësaj përgjigje, gazetarët e Fiks Fare shkojnë bashkë me 72-vjeçaren në Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër. Drejtoresha Violeta Staka nuk pranon që të japë intervistë, ndërsa i thotë punonjëses se gazetarët duhet të bëjnë një kërkesë për informacion, të cilin do e marrin pas 1 ore. Sigurimet Shoqërore na kthyen një përgjigje se zonja ka përfituar pensionin nga data 3 qershor 2006.

Bashkëlidhur, na dërguan edhe një listë pagesë, ku rezulton se në emër të Zoje Probanaj ka kaluar në vijimësi pensioni duke filluar nga muaji qershor 2006 deri në ditët e sotme, pa asnjë ndalesë. Në këtë përgjigje thuhet se, për mospagesën e 8 viteve, është bërë kallëzim në Prokurorinë e Shkodrës edhe pse për pagesën e përfitimit të saj, përgjegjëse është Posta Shqiptare.

Sigurimet Shoqërore i vunë në dispozicion Fiks Fare edhe kallëzimin penal, ku theksohet se në emër të zonjës ka kaluar pensioni muaj për muaj, pa asnjë ndalesë. Madje, në vitin 2007, i është kaluar edhe një shumë prej 288 mijë lekësh të vjetra, si kompensim. Por, këto para' nuk kanë shkuar kurrë në adresën e zonjës, pavarësisht se ka urdhër-pagesë për këto derdhje. Sigurimet i kërkojnë Prokurorisë të zhvillojë hetime në Postën Shqiptare, pasi paratë janë dërguar atje!

Në lidhje me dy data të ndryshme të daljes në pension, Sigurime Shoqërore pohojnë se data e saktë e daljes në pension të Zoje Probanaj është 3 qershor 2006, ndërkohë që data 1 korrik 2014 është vetëm data e indeksimit të pensionit. Sigurimet pohojnë se paratë janë dërguar në postë. Ndërkohë, postieri këmbëngul se zonja ka pasur ndalesa pagesash nga Sigurimet Shoqërore, duke telefonuar përsëri gazetarët e "Fiks Fare".

"Ka pasur ndalesa nga Sigurimet Shoqërore. Pyesni atje, ata ia kanë ndalur" tha postieri. Por, Fiksi mori përgjigje nga Sigurimet se pensioni ka kaluar në vazhdimësi në Postën Shqiptare. Por, ku shkoi pensioni i 8 viteve të Zojë Probanaj?

Fiks Fare/ "Më vodhën pensionin për 8 vjet", Sigurimet

Fiks Fare/ "Më vodhën pensionin për 8 vjet", Sigurimet

Fiks Fare/ "Më vodhën pensionin për 8 vjet", Sigurimet

Fiks Fare/ "Më vodhën pensionin për 8 vjet", Sigurimet

Fiks Fare/ "Më vodhën pensionin për 8 vjet", Sigurimet

Fiks Fare/ "Më vodhën pensionin për 8 vjet", Sigurimet

Fiks Fare/ "Më vodhën pensionin për 8 vjet", Sigurimet

Fiks Fare/ "Më vodhën pensionin për 8 vjet", Sigurimet

Fiks Fare/ "Më vodhën pensionin për 8 vjet", Sigurimet

Fiks Fare/ "Më vodhën pensionin për 8 vjet", Sigurimet

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore