Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Fiks Fare/ "Do krijojmë bindje se ka vdekur", OPGj-ja mban në sirtar 2 vjet dosjen e vdekjes së punëtorit në Mal të Zi

Fiks Fare/ "Do krijojmë bindje se ka vdekur", OPGj-ja mban

Një e ve, nënë e dy fëmijëve të mitur denoncoi në emisionin "Fiks Fare" neglizhencën e strukturave shtetërorë për dosjen e bashkëshortit të saj, që humbi jetën në vitin 2019 në Mal të Zi.

Marte Shkambi po endet në dyert e spitalit, policisë dhe prokurorisë për të gjetur fajtorin e vdekjes së bashkëshortit, Lulash Shkambi. Ajo thotë se babai i dy fëmijëve 10 dhe 7 vjeç humbi jetën në datën 5 shtator 2019 në afërsi të Ulqinit, në Mal të Zi.

"Punonte te një pronar që kishte marrë leje për të prerë dru në pyll. Punonte i pasiguruar, me vetëm një dokument qëndrimi. Unë e dija të siguruar, po ai paguante taksën e qëndrimit prej 1 euro në ditë. Në datën 25 shtator 2019 kishte shkuar me një motosharrë në një parcelë. Punonte te një firmë në Shtoj, Ulqin" thotë e veja.

Më tej pohon se në këtë datë kishte pësuar aksident.

"Qëndroi 3 orë poshtë në një peme. E gjeti një bari dhe lajmëroi ambulancën dhe policinë. Më pas shkoi në Spitalin e Tivarit, ku qëndroi vetëm disa orë dhe brenda ditës, po në datën 25.09.2019 udhëtoi me një ambulancë në drejtim të Doganës së Hanit të Hotit", thotë denoncuesja, teksa dyshon se pronari ka bashkëpunuar me mjekë në këtë spital që ta transportonin për në Shqipëri, megjithëse kishte dëmtime të rënda.

Gruaja hedh dyshime edhe për një autoambulancë shqiptare që priste të plagosurin në doganë.

Fiks Fare/ "Do krijojmë bindje se ka vdekur", OPGj-ja mban

"Unë nuk dija gjë, gjithçka e ka organizuar pronari. E solli brenda ditës së aksidentit në Shqipëri, donte të humbte gjurmët. Kush e dërgoi autoambulancën në doganë? Ne jo! Askush s'na jep informacion për organizimin. Gjithçka është bërë me qëllim që të fshiheshin gjurmët, të ndërronte jetë në Shqipëri që të shpëtonte nga hetimi pronari", pohon më tej gruaja, e cila e ka parë bashkëshortin e saj po në datë 25 shtator 2019, por në Spitalin e Shkodrës.

Në këtë spital bëri vetëm disa ekzaminime të vogla dhe u nis sërish me autoambulancë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë. Te Trauma qëndroi 10 ditë dhe ndërroi jetë në datën 5 tetor 2019, pasi kishte disa brinjë të thyera, këmbët dhe dëmtime të brendshme.

Marte Shkambi thotë se ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Shkodrës, në tetor 2019, për aksidentin dhe për mënyrën sesi u soll i dëmtuar në Shkodër e Tiranë. Ajo thotë se pronarin e ka takuar në Spitalin e Traumës, ndërsa hedh dyshime se gjithçka ka qenë për të fshehur këtë ngjarje.

Pas ankesës, zonja u interesua në Prokurorinë e Shkodrës, ku takoi Oficerin e Policisë Gjyqësore që po merret me këtë çështje.

"Në momentin që flasim (pas 2 vitesh hetim) unë kam thirrur Gjovalinin, djalin e xhaxhait. Arsyeja që e kam thirr se është i vetmi që ka informacion më shumë sepse ai ka qënë atje, e di historinë. E di ku ka shkuar dhe të tjera me radhë. Nuk mund t'i drejtohem Spitalit Ulqin, nuk mund t'i drejtohem asnjë institucioni atje përderisa unë nuk kam dijeni se çfarë ka ndodh atje në radhë të parë. Janë disa procedura të cilat nga zeroja, sepse këtu ka pas procedura zero. Në momentin që ka pas një procedurë sepse ai është paraqitur në Doganë. Do t’i drejtohemi me një letër Doganës", i thotë OPGJ, ndërsa më pas i thotë se "s'kam të dhëna nga Ulqini për një arsye unë nuk e di ça ka ndodh realisht atje".

Në fund i thotë se hetimet do të përfundojnë në Tiranë çfarë ka ndodh.

Fiks Fare/ "Do krijojmë bindje se ka vdekur", OPGj-ja mban

"Ne do të marrim dokumente njëherë, të krijojmë një bindje" i tha OPGJ. Por, çfarë bindje do të krijojë OPGJ, që ka ndodhur ngjarja në Mal të Zi? Që u transferua menjëherë në Spitalet e Shqipërisë? Dy vjet hetime për të marrë dokumente? Tani, nëse nuk i ka këto dokumente, Fiks Fare ia vë në dispozicion.

Fiks Fare/ "Do krijojmë bindje se ka vdekur", OPGj-ja mban

Gazetarët kanë siguruar dhjetëra dokumente të Spitalit të Shkodrës, ku shkruhet diagnozë tepër e rëndë që i rrezikon jetën. Ndërkohë, dokumentet e tjera janë të Spitalit të Traumës në Tiranë. Sërish diagnozë e rëndë. Të gjitha dokumentet u morën brenda pak orësh nga Fiks Fare. Ndërkohë, Prokuroria e Shkodrës nuk ka marrë dokumente nga kufiri, dogana, spitali Shkodër dhe spitali i Traumës.

Fiksi siguroi dokumente nga Spitali i Tivarit, ku edhe në këto dokumente shkruhet frakturë, ndërsa dyshimi mbetet te fakti që brenda ditës, i aksidentuari është transportuar nga Spitali i Tivarit në Spitalin Rajonal Shkodër.

Fiks Fare/ "Do krijojmë bindje se ka vdekur", OPGj-ja mban

Pas informacionit në prokurori, e veja interesohet edhe në Spitalin Rajonal të Shkodrës, se kush e lajmëroi autoambulancën për të shkuar në doganë. Por, ajo zvarritet sa në një zyrë në tjetrën dhe në përfundim i kërkohet që të bëjë një kërkesë për informacion.

E veja kërkon ndihmë për dy fëmijët e mitur. Mungesa e informacionit nga Mali i Zi dhe mungesa e vendimmarrjes nga drejtësia shqiptare e pengon që të vijojë procedurat e dëmshpërblimit.

Fiks Fare/ "Do krijojmë bindje se ka vdekur", OPGj-ja mban

***

PROKURORIA SHKODËR

Denoncuesja - Çfarë të dhënash keni marrë ju nga Policia e Ulqinit, përshembull policia, ju si prokurori.
OPGJ - Në momentin që flasim (pas 2 vitesh hetim) unë kam thirrur Gjovalinin, djalin e xhaxhait. Arsyeja që e kam thirr se është i vetmi që ka informacion më shumë sepse ai ka kën atje, e di historinë. E di ku ka shku, dhe të tjera me radhë. Nuk mund t’i drejtohem Spitalit Ulqin, nuk mund ti drejtohem asnjë institucioni atje përderisa unë nuk kam dijeni se çfarë ka ndodh atje në radhë të parë. Dhe kush ma jep këtë, ma jep ky! Pra, kam pyt kunatin, nipin. Tani, informacionin që më keni dhënë unë du me arrit të shkoj te personi që ka punu ky. Sepse në momentin që unë arrij te personi ne dërgojmë letër-porosi Malit të Zi, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë. E kupton, janë disa procedura të cilat nga zeroja, sepse këtu ka pas procedura zero. Në momentin që ka pas një procedurë sepse ai është paraqitur në Doganë, do t’i drejtohemi me një letër Doganës. Është regjistri, si ka hy dhe si ka dalë dhe çfarë veprimesh ka kryer policia një dhe spitali dhe dogana.
Denoncuesja - çfarë të dhënash keni se ça ka ndodh?
OPGJ - S'kam të dhëna nga Ulqini për një arsye unë nuk e di ça ka ndodh realisht atje.
Denoncuesja - Kanë kaluar dy vjet dhe thamë mos më pushohet çështja, unë do të kap avokat, do ta bëj diçka.
OPGJ - Në momentin jemi në këtë fazë, nuk është pushuar çështja, e kishim pezulluar.
Denoncuesja - Ata (Policia e Ulqinit) e kanë regjistru atë pjesën ku ka ndodhur aksidenti, se kanë shkuar të parët dhe e kanë marrë. Ata e kanë çuar te spitali dhe aty është regjistru. Dhe kur e kan pru në Doganë, dhe aty është regjistru. Tani ju kërkimet pse mos mi nis nga këtu, po Gjovalini janë vetëm fjalë me të nime, s'janë gjë të shkrume.
OPGJ - Du me gjet personin. T'na thojë Gjovalini, ne i bëjmë Malit të Zi një shkresë zyrtare policisë dhe policia na e bjen këtu atë personin.
Denoncuesja - Se më mirë mblidhen letrat aty ku janë të shkrume.
OPGJ - Të tëna do mblidhen, unë po pres këtë! Në momentin që po pres këtë, unë do bëj dhe procedura të tjera. Do ti kërkoj dhe Policisë së Kufirit dhe Emigaracionit çfarë veprimesh kan kry, Doganës, se kanë bërë veprime. Sepse ata kabë pru një person të sëmurë dhe kujt ja kan dorëzu. Dhe nëse e kanë çu Spitalit të Shkodrës, do i pyesim ca kanë dorëzu. Çca ka shkru Spitali i Shkodrës. Në momentin që e kanë transferu, me çfarë diagnoze e kanë transferu. Dhe të përfundojmë në Tiranë ça ka ndodh, shkaku u aksidentit dhe të tjera me radhë. Ne do të marrim dokumente njëherë, të krijojmë një bindje.
Denoncuesja - Tri orë ka ndejt atje në Spitalin e Tivarit, atëherë e kan çu Ambulancën e Shkodrës tu e prit në Doganë.
OPGJ - E sigurt që është Spitali i Tivarit?
Denoncuesja - Po, Gjovalini në Spitalin e Tivarit.
OPGJ - Ta marr prej Gjovalinit, se s'mund ta marr prej teje se ti s'ke kën atje. Po e marr Gjovalinin dhe po e pyes.

SPITALI RAJONAL I SHKODRËS

Denoncuesja - Desha me marr një informacion, ka bërë aksident burri para dy vjetëve. Kush e çoi ambulancën atje ose nga u lajmëru në doganë?
Punonjësi i spitalit 1 - Do futesh këtu majtas, është një person atje.

Shkon te zyra statistikës

Denoncuesja - Me e shiku si dokument përshembull se kush e ka çu ambulancën nga këtu dhe kush ka njoftu me e sjell këtej.
Punonjësja e spitalit 1 - Duhet me ba një kërkesë.
Denoncuesja - E ba me shkrim?
Punonjësja e spitalit 1 - Aha, me firmë. Mirë është me firmën e burrit se atij...
Denoncuesja - Me firmën e kujt?
Punonjësja e spitalit 1 - A jeton?
Denoncuesja - Jo, jo burri ka vdek.
Punonjësja e spitalit 1 - A nuk jeton, me emër tuj. Megjithatë fol edhe me kolegen që nxjerr kartelat dhe fol më mirë.

Te kolegia

Denoncuesja - Unë du një informacion se kush e ka nis ambulancën nga këtej dhe kush ka lajmëru që andej.
Punonjësja e spitalit 2 - Si mund ta gjej kush e ka lajmëru ambulancën?!
Denoncuesja - Janë shkru, po me cilën ambulancë e Shkodrës, a e këtu spitalit përshembull a nis ambulanca jonë e ka marr.
Punonjësja e spitalit 2 - Si e ka emrin personi që ka vdek?
Denoncuesja - Lulash.
Punonjësja e spitalit 2 - Nëse ekziston kartela e këtij personi në urgjencën e këtij spitali ty do të vihet në dispozicion. Por është një procedurë, ti do të bësh një kërkesë dhe ke me bashkëngjit certifikatën familjare që unë ta di që ti je bashkëshortja e të ndjerit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore