
Festat e fundvitit/ Manastirliu këshillon shqiptarët: Festa të vogla familjare dhe me të vaksinuar
Shqiptarët mund të kalojnë jashtë natën e ndërrimit të viteve, pasi nuk do të ketë orë policore.
Komiteti i Ekspertëve njoftoi pak ditë më parë se nuk do të ketë kufizim orari natën e 31 dhjetorit. Por, teksa në vend është konfirmuar prania e variantit “Omicron” të koronavirusit, grumbullimet mund të ndikojnë në rritje të numrit të infektimeve.
E pyetur nga gazetarët, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se “ky është një vendim që Komiteti e ka marrë duke iu referuar situatës epidemiologjike në vend. Ka bërë dhe vlerësim më të gjerë të situatës dhe në rajon”.
Megjithatë, Manastirliu thekson se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm:
“Sigurisht që është shqetësues dhe varianti ‘Omicron’. Por, kërkohet kujdes i shtuar. Do të lejohen lëvizjet këmbësore, të njerëzve, por Komiteti ka rekomanduar që festat të jenë me familjen e vogël, me sa më pak kontakte dhe të jenë të vaksinuar/ testuar. Duhet të kuptojmë që lufta me pandeminë, është një luftë që i përket të gjithëve. Të gjithë strukturat shëndetësore janë në këmbë, por duhet të rritet akoma më shumë”.
Ministrja shprehet se Covid nuk ka ikur por po transformohet në variante të tjera.
Edhe një herë tjetër, ajo kujtoi se nga data 4 janar, çdo punonjës administrate duhet të paraqesë pasaportën e vaksinimit ose testin negativ të Covid çdo pesë ditë.




Bordi ndryshon çmimet, ja sa do shitet karburanti nga sot
Historia e plotë >
Alarmi/ Ushqimet e gatshme dëmtojnë rëndë funksionet e trurit
Historia e plotë >


Çmimet e larta ulin konsumin, më shumë bukë, qytetarët "harrojnë" mishin
Historia e plotë >
Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina ...
Historia e plotë >
Rrëmbim i inskenuar nga vetë Vis Martinaj apo ngjarje reale? Çfarë po nd...
Historia e plotë >
Shqiptarët në krye të listës për martesa false në Britani, BBC: Nuk po ndiqen penalisht

Të dhënat e frikshme të OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga uria dhe pasiguria ushqimore

Shtrenjtimi i ushqimeve/ Në korrik paguam më shumë për bukën, bulmetin, por dhe frutat e stinës
Aktualitet



Bllokohen dy turistë francezë në kanionin e Langaricës në Përmet
Historia e plotë >
