Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Fëmijët e zhdukur, Shqipëria do të instalojë sistemin “AMBER” për gjetjen e tyre

Fëmijët e zhdukur, Shqipëria do të instalojë sistemin

Shqipëria do të bëhet vendi i radhës që do të instalojë sistemin “AMBER” për gjetjen e fëmijëve të humbur apo të zhdukur.

Gjatë një takimi të zhvilluar sot mes përfaqësuesve të Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve dhe Policisë së Shtetit vlerësuan rëndësinë e këtij mekanizmi SOS I cili ndërhyn sa herë jeta e një fëmije vihet në rrezik apo për shfrytëzim seksual.

Ky sistem alarmi aktivizohet sa herë që një fëmi largohet nga shtëpia apo dhe në rastet e viktimave të abuzimit seksual.

Sipas të dhënave të vetë Policisë së Shtetit, çdo tre ditë në Shqipëri humbet një fëmijë ose përafërsisht rreth 120 fëmijë nëvit!

Sistemi i njohur AMBER Alert, do të mundësojë ndryshimin e veprimeve dhe protokolleve të punës në punën e Policisë së Shtetit dhe të gjithë faktorëve të tjerë që përfshihen në këtë fushë për të marrë në mbrojtje fëmijët e humbur, të larguar, të rrëmbyer apo edhe të trafikuar e shfrytëzuar.

Drejtori i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, duke nënvizuar rëndësinë e madhe që ka krijimi I këtij sistemi në vendin tonë, theksoi se “Së bashku me partnerët tanë Global Missing Children Netëork, Amber Alert Foundation dhe Lëvizjen Kombëtare #NEJEMI1, do të jemi në krah të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë e shfrytëzimit seksual, trafikimit apo rreziku që paraqitet./Gazeta Shqip

Fëmijët e zhdukur, Shqipëria do të instalojë sistemin

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore