Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Çfarë ushqimesh duhet të konsumojnë diabetikët, mjeku jep këshillat

Çfarë ushqimesh duhet të konsumojnë diabetikët, mjeku

Në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel mjeku Ylli Merja ka treguar ushqimet që duhet të konsumojnë dhe ato që duhet të minimizojnë diabetikët.

“Për personat që kanë diabet të tipit 1 që prek kryesisht fëmijët, ata duhet të konsumojnë bamje, specat e verdhë apo rrënjët e verdha të preshit apo pjesën fundore të tij të  konsumohet ashtu siç është pasi janë larë e tharë. Mirë është që të konsumohet dy ose tre herë në javë bamja”, tha ai.

Sipas mjekut, shenjat më të zakonshme të diabetit janë  urinim i shpeshtë natën, djegie të brendshme të organizmit, këputje trupore, sa sasi uji konsumon nëse ka etje apo jo.

Ai gjithashtu ka treguar disa prej produkteve natyrale që duhet të konsumojnë ata siç është pluhuri i kanellës, kanella shkop, pelina e bardhë, vjeshtulla e bardhë, molla e egër, bimë me gjethe jeshile, siç janë për shembull gjethet e ullirit që mund të përdoret si çaj.

Një ndër ushqimet që duhet të minimizohen janë sheqeri, mjalti industrial, ndërsa ecja është çelësi kryesor.

Sipas mjekut, të gjithë diabetikëve ecja u bën shumë mirë, ku 5-6 mijë hapa është e barabartë me ilaçin që ata pinë për të ulur sheqerin në gjak.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore