
Çfarë po ndodh? Përse numri i vdekje është i ulët, ndërsa numri i të infektuarve nga Covid është i lartë
Europa po regjistron infektime të reja me koronavirus teksa në Shtetet e Bashkuara – vendi i goditur më rëndë nga pandemia- numri i rasteve të tilla ka filluar të bjerë.
Por në të njëjtën kohë, në kontinentin e vjetër, vdekjet mbeten në nivele mjaft të ulëta. Në Britaninë e Madhe për shembull, numri i pacientëve të intubuar nga 3.000 që ishte në pikun e pandemisë, tani është 70.
Infektimet sakaq, kanë nisur të riten sërish në disa zona të vendit. Çfarë po ndodh? Mjekët nuk japin dot një përgjigje të saktë, thotë the Guardian.
Disa mendojnë se ndërhyrjet mjekësore tani janë më të suksesshme në trajtimin e atyre që preken nga sëmundja. Kështu ilaçi deksametazon duket se i ka përmirësuar shumë shanset e përmirësimit tek pacientët me Sars-Cov-2.
Të tjerë thonë se ka disa faktorë që ndikojnë. Ata mendojnë se Covid 19 po kthehet në një “sëmundje të të rinjve, të cilët kanë më pak shanse të vdesin prej saj, apo të kenë komplikacione serioze. Ndërsa është edhe një grup shkencëtarësh që mbështet idenë se virusi edhe pse mbetet mjat infektues, është bërë më pak vdekjeprurës.
A po bëhet virusi Covid-19 më pak vdekjeprurës?
Kjo ide mbështetet nga disa shkencëtarë. Ata tregojnë për faktin se shumica e viruseve kanë tendencë të humbasin atributet e tyre më vdekjeprurëse, sepse nuk përfitojnë asgjë nga vrasja e mbartësve të tyre. Kjo mund të ketë ndodhur dhe me virusin Covid-19, thonë ata.
Studiues të tjerë nuk pajtohen, duke thënë se një proces i tillë nuk ka gjasa të ndodhë shpejt. Një sugjerim alternativ është që doza e infektimit të virusit Covid-19, të transmetuara nga një person te tjetri, mund të jenë më i vogël falë distancimit shoqëror. Dozat më të ulëta do të ishin më të lehta për sistemet tona imune të merren, kështu që niveli i vdekjeve do të binte.
Në fund të fundit, këto çështje mbeten të pazgjidhura dhe do të kërkojnë shumë muaj, në mos vite studimesh, për t'i dhënë shpjegime dhe zgjidhje, paralajmërojnë shkencëtarët.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



A duhet mbajtur maska pas bërjes së vaksinës anti Covid-19?
Historia e plotë >



Ikën moti i mirë me diell, fundjava sjell vranësira e reshje shiu
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Dalin emrat e rrezikuar/ Basha do të largojë ishët, listat e kandidatëve...
Historia e plotë >
Lista/ 15 emrat e deputetëve të PS rrezikojnë të mos zgjidhen dhe ata që...
Historia e plotë >
21 persona humbin jetën nga COVID, më i riu 35-vjeç, mbetet i lartë numri i infeksioneve të reja

Gjuha turke në shkollat shqiptare si lënde me zgjedhje, hyn në fuqi marrëveshja

A duhet mbajtur maska pas bërjes së vaksinës anti Covid-19?
Biznes

PD e premton/ Rama: Nuk ka ulje taksash për biznesin e madh
Historia e plotë >
Konsumi në pandemi i shqiptarëve/ Më shumë bukë, sheqer e vaj, por edhe...
Historia e plotë >

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >