
Çfarë po ndodh me punonjësit sezonalë në Greqi? Shtyhen afatet e punësimit
Edhe pse Greqia i ka mbyllur kufijtë për shqiptarët në kulmin e sezonit turistik për shkak të shifrave të larta nga Covid-19 dhe rrezikut të përhapjes edhe më shumë të infeksionit, ka një lajm të mirë për të gjithë punonjësit sezonalë nga Shqipëria që janë aktualisht duke punuar në shtetin helen.
Autoritetet greke janë duke diskutuar që leja e posaçme për punëtorët sezonalë të shtyhet deri në 31 dhjetor të 2020. Që prej fillimit të kësaj procedure në maj të këtij viti, kryesisht në sektorin e bujqësisë në Greqi janë punësuar me shumë se 30.000 emigrantë, shumica dërrmuese e tyre janë shtetas shqiptarë.
Për të folur rreth kësaj çështje ishte në një lidhje direkte nga Athina me “Wake Up”, gazetari i Top Channel, Artur Bibe, i cili dha detaje të këtij vendimi dhe sa preken shqiptarët që shkojnë të punojnë gjatë këtij sezoni në Greqi.
Sipas Arturit, nëse një shqiptari që po i mbaron kontrata me x pronar dhe ka gjetur një punë tjetër në një zonë tjetër, e ka të lehtë që të zhvendoset dhe menjëherë do t’i shtyhet afati për të qëndruar në Greqi.
Bibe shtoi se e rëndësishme është se punëtorët sezonalë do të jenë të ligjshëm, nuk do të kenë probleme me qëndrimin atje. “Deri tani kalonin nga malet apo futeshin me sekserë, ku rrezikonin edhe nxjerrjen jashtë zonës së Schengenit apo edhe gjoba të ndryshme. Pra tani janë të ligjshëm me kosto zero, mund të lëvizin të lirë”, shtoi ai.
Duke folur rreth punëtorëve sezonalë, gazetari i njohur u shpreh se janë rreth 20-24 mijë shqiptarë që punojnë aktualisht në sektorin bujqësor në Greqi.
Ndërsa duke folur rreth kushteve që duhet që këta punëtorë të shkojnë në Greqi për punët sezonale, Bibe tha se procedurat janë shumë të thjeshta dhe me kosto të ulët.

Lajmi i mirë, Pfizer do të furnizojë me vaksina programin COVAX
Historia e plotë >


Gonxhe: Shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve hapet në muajin shkurt
Historia e plotë >




Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
Moska paralajmëron hakmarrje ndaj Tiranës, historia e dëbimeve të diplom...
Historia e plotë >
Tërmeti dhe Covid/ Psikiatrja Rreli jep alarmin: Çrregullimet e ankthit po prekin 20-vjeçarët

Ilaçi anti Covid/ “Dështimet” e Shteteve të Bashkuara po frenojnë kërkimet për mjekimin

Covid-19, frikë në Kadastrën e Durrësit/ 2 punonjëse s’janë paraqitur në punë, stafi ndjehet i rrezikuar
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
