Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Fabrikat e vajit po vrasin peshqit

Fabrikat e vajit po vrasin peshqit

Mbetjet e fabrikave te vajit në Myzeqe po derdhen ne ujërat e lumenjve dhe ne kanalet vaditëse.

Ky proces perveç ndotjes mjedisore po shkakton edhe ngordhjen e peshqve. Ne sipërfaqen e kanalit të njohur si Emisar i Myzeqese kanë dalë mbi sipërfaqe tufat e peshqve.

Me e renduar situata është pergjatë segmentit nga Ura e Gradishtes deri ne Hidrovor. Peshkatarët janë te paret qe paralajmërojnë katastrofën. Ata thonë se ndotja e ujit ka arritur nivelet maksimale. Peshqit qe ata po nxjerrin shumica janë te ngordhur dhe nuk mund te konsumohet.

Mbetjet grumbullohen ne një grope te madhe, te cilat me pas thithen nga autobotet dhe derdhen ne kanal. Problemi ndodh çdo vit kur prodhohet vaji i ri por mungesa e kontrollove nuk e parandalon ndotjen./Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore