Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Euro bie kundrejt dollarit, monedha evropiane arrin nivelin më të ulët në 20 vjet

Euro bie kundrejt dollarit, monedha evropiane arrin nivelin më të

Euro ka rënë kundrejt dollarit, i nxitur nga lufta në Ukrainë. Monedha e përbashkët evropiane vlente më pak se 0.99 dollarë mëngjesin e së hënës, vlera më e ulët në 20 vjet.

Shkak për këtë rënie janë bërë pasiguritë që rrethojnë ekonominë evropiane pas mbylljes totale që Rusia i bëri gazsjellësit “Rrjedha e Veriut 1”.

Kompania ruse e gazit, “Gazprom” deklaroi se i duhej të bënte disa operacione mirëmbajtjeje dhe të riparonte një turbinë të gazsjellësit, jetik për furnizimet e Evropës.

Ky “shtanzh energjetik” i Moskës vjen përballë një inflacioni historik të çmimeve të karburanteve, që kërcënon të fundosë ekonominë evropiane.

Ndërkohë, dollari amerikan po shfaqet i fortë, i udhëhequr nga statusi i tij prej “strehe të sigurt” dhe nga pritshmëritë e politikës monetare, të forcuar nga Federal Reserve.

Me pak hapësirë për të manovruar për shkak të reve të recesionit në horizont, Banka Qendrore Evropiane do të mblidhet të enjten për të rritur normat e interesit në përpjekje për të ulur inflacionin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore