
Erëra, shtrëngata dhe rrebesh shiu, sinoptikani tregon se deri kur do vazhdojë MOTI i keq
Sinoptikani, Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për ditët në vijim. Ai theksoi se moti i vranët dhe me reshje do të na shoqërojë deri në fillimin e javës tjetër.
Ndërsa paralajmëroi se mëngjesin e ditës së shtunë pritet të ketë rritje të intensitetit të reshje, duke theksuar se mund të ketë përmbytje lokale në qarkun e Durrësit.
“Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes të riaktiviziohet vranësirat duke aktivizuar sërish vranësirat. Gjatë orëve të vona të natës reshjet e shiut pritet të jenë prezente edhe në zonat jugore. Ndërsa pjesa qendrore e territorit shqiptar pritet të jetë me reshje më të pakta. Paraditja e ditës së nesërme do të jetë nën ndikimin e motit me vranësira dhe reshje shiu. Në Lezhë dhe Shkodër parashikohet që të ketë sërish reshje shiu dhe pritet të shoqërohen edhe me stuhi të erës.
I gjithë veriu u territorit shqiptar pritet të jetë nën ndikimin e reshjeve. Në ndikimin e motit të paqëndrueshëm mbetemi deri në fillimin e javës që vjen. Pas ditës së martë presim përmirësim të kushteve të motit. Do të kemi ndërprerje të reshjeve më së shumti do të kemi mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, me reshje shumë të pakta, kryesisht dëbore.
Por deri në fillim javë pritet të jemi në ndikimin e motit të vranët, dita e shtunë pritet të sjellë riaktivizim në orët e para të mëngjesit rrebesh shiu, pothuajse e gjithë ultësira perëndimore, duke krijuar përmbytje lokale në qarkun e Durrësit”, tha ai.
Ndër të tjera theksoi se gjatë fundjavës erërat do të jenë prezentë.



Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Historia e plotë >


Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme
Historia e plotë >
Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

SKANDALI me korrupsionin/ Merret vendimi për Alda Klosin, ish-zyrtarja u...
Historia e plotë >
"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte

Këmbimi valutor 8 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Ushqimet, Europa bën blerje nisur nga kostot, shqiptarët nga shija
Aktualitet




