Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Epidemiologu jep lajmin e mirë për nxënësit: Përhapja e COVID-19 nëpër shkolla është krejtësisht i kufizuar, çfarë zbuloi studimi në Australi

Epidemiologu jep lajmin e mirë për nxënësit: Përhapja e

Mjeku epidimiolog, Ilir Alimehmeti ka dhënë një lajm të mirë për nxënësit, në prag të nisjes së vitit shkollor.

Duke ju referuar një studimi zyrtar në shtetin e New South Wales të Australisë, me popullsi 7.54 milionë banorë, konstatohet se përhapja e koronavirusit në shkolla është krejtësisht fenomen i izoluar.

Mjeku thotë se ky studim ka rëndësi, pasi shkollat janë të hapura që më 29 Prill në Australi dhe periudha prill-korrik në Australi i përkon stinës së vjeshtë-dimrit.

Këto të dhëna mund të informojnë hemisferën veriore mbi çfarë do të ndodhë në vjeshtë-dimër kur të hapen shkollat.

Sipas studimit disa mujor në disa shkolla, rezultoi se u infektuan vetëm 4 nxënës dhe 2 mësues dhe pas testeve, rezultoi se nuk ishte infektuar asnjë person në shkollë.

Mesazhi i plotë

Lajm i mirë mbi nxënësit miqtë e mi!

Në shtetin New South Wales të Australisë (popullatë 7.54 milionë banorë), evidentohet se trasmetimi nëpër shkolla është krejtësisht i kufizuar deri më sot.

Pse ka rëndësi Australia?

Dy arsye:

-Shkollat janë të hapura që më 29 Prill në Australi.
-Periudha prill-korrik në Australi i përkon stinës së vjeshtë-dimrit.

- Këto të dhëna mund të informojnë hemisferën veriore mbi çfarë do të ndodhë në vjeshtë-dimër kur të hapen shkollat!

- Qendra Kombëtare për Kërkimin dhe Survejancën e Imunizimit të NSW-Australi (NCIRS), organi zyrtar për survejancën e COVID-19, publikoi këto gjetje:

-Periudha e mbuluar nga raporti: 10 Prill – 03 Korrik 2020.
- 6 individë (4 nxënës dhe dy mësuese) në 6 shkolla të ndryshme ishin raste primare të infektuara me COVID-19.
-521 individë (459 nxënës dhe 62 mësues) u zbuluan nga hetimi epidemiologjik si kontakte të ngushta të 6 personave të infektuar.
-319 (61.2%) kontakte të ngushta u testuan me RT-PCR (“tamponi”).
-44 (8.4%) kontakte të ngushta u testuan me testet serologjike (“antitrupa anti-SARS-CoV-2”).
-ASNJË NGA 521 KONTAKTET E NGUSHTA NUK U INFEKTUA!
-ASNJË I VETËM!

Përfundimet e NCIRS:
-U gjetën 3 shkolla fillore, 2 shkolla të mesme (viti 7-12) dhe një kopësht me raste primare të COVID-19, nga të cilët 2 ishin mësues dhe 4 ishin nxënës/fëmijë.
-Ndër 521 kontaktet e ngushta nuk pati asnjë evidencë për transmetim sekondar.
-Studimi unë i mëparshëm (Term 1), i publikuar në The Lancet Child and Adolescent Health, tregoi se transmetimi në institucione arsimore është i kufizuar.
-Survejanca e vazhdueshme është e rëndësishmë pasi është demonstruar se mund të ndodhin raste infektimi brenda institucioneve arsimore, veçanërisht nëse infeksioni nuk zbulohet dhe nëse ekspozimi është i gjatë.
-Të dhënat tona nga Term 2 evidentojnë se transmetimi në institucione arsimore mund të vazhdojë të qëndrojë i kufizuar, nëse:
? rritet ndërgjegjësimi komunitar,
? implementohen strategjitë e higjienës dhe të mitigimit,
? qëndrohet në shtëpi kur janë të pranishme simptomat,
? testohet herët dhe kryhet gjurmimi i kontakteve.

Rrini të qetë për fëmijët por vazhdoni masat mbrojtëse, sidomos për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Për detaje, raporti i plotë:

http://ncirs.org.au/%E2%80%A6/COVID-19%20Transmission%20in%20educat%E2%80%A6

 

Epidemiologu jep lajmin e mirë për nxënësit: Përhapja e

Epidemiologu jep lajmin e mirë për nxënësit: Përhapja e Epidemiologu jep lajmin e mirë për nxënësit: Përhapja e 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore