Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Epidemiologu: Jemi në pikun e pandemisë, kjo do të vazhdojë edhe për...

Epidemiologu: Jemi në pikun e pandemisë, kjo do të vazhdojë

Dritan Ulqinaku, epidemiolog dhe nëndrejtor i ISHP-së i ftuar në emisionin Repolitix në “Report Tv” deklaroi se jemi në pikun e pandemisë së COVID-19. Ai thekson se këto shifra janë normale dhe të menaxhueshme kur çdo gjë është e hapur në vend.

Ulqinaku thotë se ky trend shifrash të larta do të vazhdojë edhe për disa kohë, por nuk do të ketë rekorde të tjera.

"Kemi shtrime edhe vdekje, por situata është në raport me numrin e personave pozitiv që fatkeqësisht ka ardhur në rritje. Nuk është problemi a kemi mundësi, por a kemi njerëz të specializuar, të kualifikuar për t'u shërbyer atyre. Nuk shoh ndonjë frikë imediate. Është problemi i stafit më shumë se sa i ambienteve. Nuk pres ndonjë boom rastesh, ky trend do të vazhdojë edhe për disa kohë, mund ta menaxhojmë duke mos kaluar në mbingopjen e spitaleve. Është një trend normal i një jete normale meqë çdo gjë është hapur.

Ky është piku që kemi duke pasur edhe këtë numër vdekjesh. Jemi në kohë të çuditshme, më vonë disa do të qeshin disa do të qajnë. Nuk kemi më shanse të kthehemi më pas. Të jemi secili të ndërgjegjshëm. Me një higjienë të maskës e duarve je 90% i mbrojtur. Aktualisht kemi 120 persona të shtruar. Kemi një numër të rritjeve në të gjithë botën dhe stabilizim të vdekjeve, do të thotë që kemi ulje të virulencës. Ai ka treguar se mund të vdesë edhe një boksier të shëndetshëm, por ka treguar që nuk mund të ndërrojë jetë një 100-vjeçar. Ka një ulje të ashpërsisë së tij në të gjithë botën", tha Ulqinaku.

Sipas Ulqinakut edhe mbyllja e clube-ve të natës dhe diskove janë një nevojë për momentin që të shmangen grumbullimet,  por nuk do të zgjasin shumë. Sipas Ulqinakut brenda një muaji do të hiqet dhe vendimi i qeverisë për mbylljen e diskove.

"Duhet të eliminojmë atë pjesë që se kontrollojmë shumë. Nuk zgjidhet kjo punë me gjoba. Qeveria mundohet  aty ku sensibilizimi nuk ka vepruar. Alkooli, nata , muzika bën që njerëzit të grumbullohen. Këto rregulla nuk duhet të vazhdojnë për një kohë të gjatë, sipas parashikimit tim brenda një muaji do të hiqen", tha Ulqinaku.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore