Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Emri i ri/ Shkarkohet drejtoresha e ZVAP në Elbasan, pritet shkarkimi i shumicës së Drejtorëve

Emri i ri/ Shkarkohet drejtoresha e ZVAP në Elbasan, pritet shkarkimi i

Në Qarkun e Elbasanit nga kjo javë është paralajmëruar se do nisë vala e shkarkimit të pjesës dërrmuese të Drejtorëve të institucioneve dhe të mjaft drejtorive me qëllim rritjen e performancës së punës e mbi të gjitha ofrimin e shërbimeve sa më dinjitose e cilësore për qytetarët nga ana e këtyre institucioneve.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit edhe nga vetë mazhoranca janë  kritikuar Drejtorët në Qarkun e Elbasanit për punën e cila nuk ka qenë në nivelin e kërkuar nga PS. Në një situatë të tillë pas disa muaj konsultimesh PS ka reaguar  dhe  ka kërkuar ndryshime cilësore në aspektin drejtues të institucioneve publike.

Paraditen e sotme është komunikuar shkarkimi zj.Anila Çota dhe z.Ermir Çela është emëruar Drejtor i Zyrës Vendore te Arsimit Parauniversitar Elbasan. Çela është pedagog i jashtëm pranë departamentit të Matematikës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe  mbante detyrën e Drejtorit në Gjimnazin “Konstandin Kristoforidhi”./ Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore