
Emigrimi zbeh 8 Dhjetorin / Dita e rinisë me më pak të rinj!
32 vite pas marshimit të studentëve të dhjetorit, dita e rinisë kujtohet me më pak të rinj në sheshet dhe rrugët e Tiranës.
‘Qytet Studenti’, pikënisja e kthesës historike për Shqipërinë, u zgjua këtë 8 dhjetor thuajse i zbrazët. Këtë vit ‘Dita e Rinisë’ vjen vetëm 24 orë pasi parlamenti britanik zhvilloi seancë dëgjimore me ambasadorin shqiptar dhe ekspertë, për fenomenin gjithnjë e në rritje të braktisjes së vendit nga të rinjtë shqiptarë dhe kalimin e kanalit të La Manshit me gomone për të mbërritur në brigjet britanike.
Autoritetet konstatuan se më shumë se 15 mijë njerëz, ose 35% e të gjithë emigrantëve që tentojnë të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar janë shqiptarë. Madje shtuan se emigrantët shqiptarë janë në fakt emigrantë ekonomikë që kërkojnë të përfitojnë dokumente britanike në bazë të pretendimeve të rreme se janë viktima të krimit të organizuar.
Niveli i ulët i pagave, niveli i ulët i arsimimit e kualifikimit dhe ambicia për më shumë të ardhura në më pak kohë konsiderohen si faktorët kryesorë që po nxit të rinjtë jashtë vendit. Migrimi masiv i tyre vitet e fundit konfirmohet edhe nga tkurrja e numrit të gjimnazistëve, apo e studentëve ku për këtë vit në universitetet e rretheve dhe ato të Tiranës disa degë, përfshirë këtu ato prioritare janë mbyllur fare ose të regjistruarit numërohen me gishtat e njërës dorë.
Për nivelin e pagave, INSTAT raporton se paga mesatare është rritur mbi 60 mijë lek, por e nxitur kryesisht nga rritja e pagës minimale nga Qeveria nga 26 në 34 mijë lek. Gjithsesi, kjo rritje është poshtë nivelit të inflacionit, që është mbi 8 për qind


Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?
Historia e plotë >




Temperatura nën zero dhe borë, ja surprizat e motit për ditën e premte
Historia e plotë >

Pse SHBA dhe Kina po përdorin ende balona spiunazhi?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Alda Klosi u arrestua si e dyshuar për pastrim parash/ Çfarë tha pastrue...
Historia e plotë >
I ftohti ekstrem ka pushtuar vendin, mos dilni në rrugë pa i bërë këto shërbime makinës tuaj!

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro?

Çmimi i naftës në vend bie për herë të parë në nivelin e para fillimit të luftës!
Aktualitet




