Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

EMA: Vaksina e AstraZeneca nuk ka asnjë rrezik deri tani, por...

EMA: Vaksina e AstraZeneca nuk ka asnjë rrezik deri tani, por...

Ekspertët që po hetojnë lidhjet e mundshme midis vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit dhe mpiksjes së gjakut nuk kanë gjetur deri më tani asnjë faktor specifik të rrezikut, të tillë si mosha, gjinia ose historia mjekësore, tha të mërkurën Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Sipas saj, përfitimet e vaksinës në parandalimin e koronavirusit, tejkalojnë çdo rrezik të efekteve anësore.

EMA, megjithatë, tha se analizat do të vazhdojnë.

Deklarata e saj vjen pasi Gjermania ka ndaluar këtë javë përdorimin e vaksinës AstraZeneca te personat nën 60 vjeç, për shkak të disa raporteve për mpiksje të rralla gjaku te njerëzit e vaksinuar.

Autoritetet gjermane kanë thënë se kanë regjistruar 31 raste të tilla – gati të gjitha gra.

Afro 2.7 milionë njerëz në Gjermani e kanë marrë së paku një dozë të kësaj vaksine.

Franca tashmë e ka kufizuar përdorimin e AstraZeneca-s vetëm te personat mbi 55 vjeç.

Të hënën, edhe Kanadaja ka rekomanduar pezullimin e menjëhershëm të përdorimit të vaksinës te personat nën 55 vjeç./rel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore