Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

EMA miraton vaksinën Pfizer për fëmijët, rekomandohet vaksinimi i tyre

EMA miraton vaksinën Pfizer për fëmijët, rekomandohet

Agjencia Europiane e Barnave, (EMA) ka aprovuar vaksinën Pfizer-BioNTech për moshat 12-15 vjeç, vaksina e parë e lejuar për këtë grupmoshë në vendet e Bashkimit Europian.

Njoftimi i së premtes erdhi pasi drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën paralajmëroi se pandemia nuk do të mbarojë derisa të paktën 70 për qind e popullsisë të vaksinohen.

BE tashmë ka aprovuar vaksinën Pfizer për ata të moshës 16 vjeç e lart. Shtetet individuale tani duhet të vendosin nëse do t'u ofrojnë doza për këtë moshë, apo jo.

Marco Cavaleri, kreu i strategjisë së vaksinave të EMA, njoftoi lëvizjen për 12 deri në 15-vjeçarët në një konferencë shtypi të premten, duke thënë se grupmoshës do t'u duheshin dy doza me një interval prej të paktën tre javësh.

Udhëheqësit gjermanë njoftuan të enjten se vaksinimet e fëmijëve mbi 12 vjeç do të fillojnë në 7 qershor. Kancelarja Angela Merkel ka thënë se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme për fëmijët dhe një studim sugjeroi që vetëm 51% e prindërve dëshironin që fëmijët e tyre të vaksinoheshin.

Florian Hoffmann, kreu i Shoqatës së Gjermanisë për Mjekësi Intensive dhe Urgjente, ka thënë se të rriturit duhet të kenë përparësi "sepse ata kanë një rrezik shumë më të lartë për të marrë infektim serioz të virusit”.

Drejtori i OBSH-së për Europën, Hans Kluge paralajmëroi se përhapja e vaksinave në të gjithë rajonin ishte ende "shumë e ngadaltë". "Pandemia do të mbarojë pasi të kemi arritur 70% mbulim minimal në vaksinimin", i tha ai agjensisë së lajmeve AFP.

Z. Kluge tha se ai mbetet i shqetësuar për rritjen dhe infektivitetin e varianteve të reja, duke shtuar se shpejtësia ishte thelbësore.

"Ne e dimë për shembull se B.1617 (varianti indian) është më i transmetueshëm se B.117 (varianti britanik), i cili tashmë ishte më i transmetueshëm se lloji i mëparshëm", tha ai.

Franca do të hapë vaksinat për të gjithë moshat mbi 18 vjeç nga 31 maj, ka thënë qeveria. Deri tani vetëm të rriturit e moshës 50 vjeç e lart vaksinoheshin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore