
Ekspertja jep alarmin: Covid-19 tani është jashtëzakonisht i përhapur në të gjithë SHBA
Doktoresha Deborah Birx, koordinatore e grupit të punës në luftën kundër koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë ka dhënë alarmin për përhapjen në mënyrë jashtëzakonisht masive të Covid-19, e kjo jo vetëm në qytetet e mëdha, por edhe në zonat rurale.
Ajo tha se Covid-19 ka kapur pjesët e mëdha të SHBA-së dhe nuk është më i kufizuar në qytete të mëdha siç ishte tendenca në fazat e hershme të pandemisë.
"Ajo që ne po shohim sot është diccka e ndryshme nga Marsi dhe Prilli. Virusi është jashtëzakonisht i përhapur. Gjendet si në zonat rurale, ashtu edhe në zonat urbane, i përhapur në mënyrë të barabatë”, tha Birx.
Anëtarja e Task-Forcës së Shtëpisë së Bardhë, gjithashtu paralajmëroi njerëzit që kanë qenë në zonat e goditura nga sëmundja, siç është Florida, "konsiderojeni ose supozojeni veten si të infektuar".
Birx tha që ajo kishte qenë në 14 shtete në tre javët e fundit si pjesë e punës së saj dhe kishte konstatuar se si amerikanët po vazhdojnë të udhëtojnë nëpër të gjithë vendin, duke përhapur potencialisht virusin. "Unë mund t'ju them se në të gjithë Amerikën në këtë moment, njerëzit janë në lëvizje”, tha ajo.
Më shumë se 150,000 njerëz kanë vdekur në Amerikë për shkak të Covid-19. Sipas Yahoo News, Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve parashikojnë në fillim të kësaj jave se numri i vdekjeve mund të rritet deri në 182,000 deri në 22 gusht.



Lajmi i mirë, Pfizer do të furnizojë me vaksina programin COVAX
Historia e plotë >


Gonxhe: Shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve hapet në muajin shkurt
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
Një tjetër mjek i prekur me Covid: Isha në “ferrin” ku jeta dhe vdekja e kishin kufirin...

COVID-i shuan violinistin e shquar shqiptar Pavllo Papalilo

Rini të përjetshme/ Ekspertët mjekësorë gjejnë zgjidhjen për ndalimin e plakjes
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
