Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Ekskluzive/ Vdes te Infektivi 34-vjeçari nga Korça

Ekskluzive/ Vdes te Infektivi 34-vjeçari nga Korça

Vdes në spitalin infektiv 34-vjeçari nga Korça. I riu ishte i infektuar me Covid- 19 dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin infektiv në QSUT.

Paraditen e sotme, Gazeta "Shqip" në një shkrim të tij e përmendi këtë rast si një rast të rëndë, por burime nga QSUT konfirmuan se pacienti ka ndërruar jetë ditën e sotme. Burimet zyrtare në QSUT thonë se i riu ka paraqitur vështirësi në frymëmarrje.

Covid në Shqipëri po vijon të shuajë njerëz në moshë të re. Po sot një rast tragjik u shënua në Tiranë humbi  jetën një 43-vjeçar si pasojë e Covid, zyrtar i bashkisë së Tiranës.

Mjekët bëjnë apel që asnjë simptomë që lidhet me Covid nuk duhet neglizhuar. Temperatura, lodhje e trupit apo kolla janë disa nga sinjalet që jep organizmi në rast se preket nga virusi. Sipas mjekëve, virusi nuk kalon lehtë, me qetësues apo duke e shpërfillur sepse nga vetë natyra tinëzare e tij, pasojat e goditjes që i bën organizmit shfaqen disa ditë më vonë, atëherë kur nuk e pret.

Ditën e sotme, zyrtarisht ministria e Shëndetësië raporti se kishte katër humbje jete. “Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 66 vjeçare nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Skrapari dhe një 78 vjeçar nga Përmeti”, thuhej në deklaratën e ministrisë.

Ndërsa me rastin e fundit shkon në pesë numri i fataliteve. Që nga nisja e pandemisë kanë humbur jetën 425 persona.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore