
Ekskluzive/ “Shefqet Ndroqi” në krizë për respiratorë e BiPAP, pacientët trajtohen në temperaturë mbi 40 gradë
Spitali “Shefqet Ndroqi” ka ndezur dritat e kuqe të emergjencës për sa i takon respiratorëve dhe aparaturave që rregullojnë nivelin e oksigjenit në gjak siç quhet BiPAP, pasi baza materiale pothuajse ka mbaruar dhe nevojat për këto dy mjete janë imediate
Burime pranë gazetës “Shqip” nga ky spital konfirmuan se mungesa e “BiPAP” dhe respiratorëve rrezikon seriozisht ecurinë e terapisë intensive.
BiPAP është aparatura që ndihmon në frymëmarrjen e pacientëve me presion të lartë ose nivel të ulët oksigjeni në gjak.
Ajo përdoret te njerëzit me çrregullime të mushkërive ose çrregullime të caktuara neuromuskulare ose pacientët me çrregullime kardiopulmonare siç është dështimi kongjestiv i zemrës.
Kurse respiratorët, të cilët dhe ato janë në mungesë u nevojiten pacientëve të prekur rëndë nga virusi Covid-19 duke u dëmtuar indet e shëndetshme në mushkëri.
Për pasojë, vështirësohet furnizimi i gjakut me oksigjen. Në këtë rast, pacienti preket nga pneumonia si dhe gjendje më të rënda akute të sistemit të frymëmarrjes, çfarë mund të dëmtojë edhe organe të tjera.
Respiratorët furnizojnë mushkëritë me oksigjen tek pacientët me probleme të rënda frymëmarrje, duke u vënë atyre një tub në fyt. Numri i pacientëve në spitalin Covid 2 është në rritje duke tejkaluar dhe kapacitetet e tij e megjithatë, ministria e Shëndetësisë ende nuk ka vendosur të hapë spitalin nr 3 për të lehtësuar sadopak barrën e stafeve mjekësore.
Në këto ditë të nxehta vere, pacientët brenda spitalit “Shefqet Ndroqi” po kurohen në temperatura të larta mbi 40 gradë pasi është ndaluar përdorimi i kondicionerit brenda në pavione.
Në media u raportua për mungesë të kushteve të higjienës, duke e bërë edhe më të rëndë situatën e krijuar në pavione.
Gazeta “Shqip” denoncoi disa ditë më parë mbipopullimin e spitalit “Shefqet Ndroqi” ku shtretërit janë të gjithë të zënë dhe tashmë të shtruarit e rinj trajtohen në dhoma që dikur shërbenin për mjekët, ku mungojnë aparaturat e duhura të oksigjenimit çka e bën të vështirë ndjekjen e protokolleve mjekësore për këto raste.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Lajmi i mirë, Pfizer do të furnizojë me vaksina programin COVAX
Historia e plotë >


Gonxhe: Shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve hapet në muajin shkurt
Historia e plotë >




Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Moska paralajmëron hakmarrje ndaj Tiranës, historia e dëbimeve të diplom...
Historia e plotë >
Mjerimi i Sali Berishës, nuk ndiqet në media edhe kur flet për krimin e ...
Historia e plotë >
Si e parandalojnë maskat dhe ventilimi transmetimin e COVID

Masat anti-Covid/ Kosova mbylli kufirin, ministri reagon: Për shqiptarët...

Vaksina anti Covid/ OBSH do lëshojë certifikata elektronike për të shpëtuar nga pandemia
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
