Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Ekskluzive/ Covid po merr jetë reja, 3 pacientë në moshën 40-vjeçare në gjendje të rëndë

Ekskluzive/ Covid po merr jetë reja, 3 pacientë në moshën

Covid-19 po shkakton humbjen e jetës dhe të personave në moshë të re në Shqipëri. Lajmi më i trishtë i ditës së sotme ishte vdekja e 21-vjeçares, e cila ndodhej në një terapi intensive prej ditësh dhe e intubuar.

“Gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëhershme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë”, deklaroi ministria e Shëndetësisë.

Gazeta Shqip, ka mësuar sipas burimeve, se në gjendje të rëndë janë dhe tre pacientë në QSUT, të moshës 40-vjeçare. Burimet shtojnë se tre pacientët e intubuar janë në gradën e fundit.

Ditën e sotme u shënuan 4 viktima nga Covid-19, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri kanë humbur jetën 101 persona.

COVID-19 – Statistika (15 Korrik 2020)
Testime totale 33750
Raste pozitive 3752
Raste të shëruara 2091
Raste Aktive 1560
Humbje jete 101 (Qarku Tiranë 52, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 699
Durrës 217
Shkodër 198
Vlorë 100
Lezhë 80
Kukës 58
Korçë 49
Elbasan 42
Berat 40
Fier 36
Gjirokastër 22
Dibër 19

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore