Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Edukimi seksual nis që në klasë të parë”, trajnuesja: Në vendin tonë është rikthyer sifilizi

“Edukimi seksual nis që në klasë të parë”,

Trajnuesja e edukimit seksual, Irida Sina, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku tha se vendi ynë ka probleme me mënyrën se si e praktikojnë edukimin seksual te fëmijët.

Sipas Sinës, në vende të zhvilluara edukimi seksual nis që në klasë të parë, kurse në Shqipëri prindërit kanë siklet që të flasin për marrëdhënien seksuale me fëmijët e tyre.

Ajo u shpreh se sëmundja seksualisht e trashëgueshme, sifilizi është rikthyer në vendin tonë, kur në vendet e huaja ka vite që nuk është shfaqur.

“Në vende të zhvilluara edukimi seksual nis që në klasë të parë. Bazuar në studime mosha mesatare e nisjes së marrëdhënies seksuale është 13.5. A ka një moshë për seksin? Nëse i thua e ke të ndaluar, do bësh gabim sepse do të dojë të bëjë gjënë e ndaluar dhe prindi të marrë vesh i fundit.

Është një veprim që kur hidhet nuk kthehesh më mbrapa. Infeksionet, është rikthyer sifilizi, pas shumë vitesh. Shohim të ndodhi seksi ngjit me murin e shkollës, në makinë nuk është turp, ta flasim është turp. Nuk është turp të bësh pyetje dhe të marrësh këshilla te një gjinekologe apo psikologia e shkollës”, tha Sina.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore