Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Edhe në 24 orët e fundit shifra të larta infektimesh/ Covid-19 vazhdon merr jetë në Shqipëri

Edhe në 24 orët e fundit shifra të larta infektimesh/ Covid-19

Edhe në 24 orët e fundit janë shënuar sërish shifra të larta infektimesh nga Covid-19 në vend.

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se nga 3014 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 1480 qytetarë. Ndërkohë sërish ka pasur dhe humbje jete, teksa një 74-vjeçare nga Tiranë ka humbur betejën me virusin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë, ndërsa janë shëruar 1106 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3014 testime, 1480 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 1106 të shëruar në 24 orët e fundit

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3014 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1480 qytetarë, në këto bashki:

603 në Tiranë, 106 në Durrës, 68 në Shkodër, 58 në Vlorë, 54 në Fier, 49 në Elbasan, nga 39 qytetarë në Kamëz, Berat, 33 në Sarandë, 30 në Korçë, 28 ne Lezhë, 27 në Krujë, 26 në Lushnje, 20 në Divjakë, 19 në Gramsh, nga 18 qytetarë në Himarë, Tepelenë, Dimar, 16 në Vorë, nga 15 qytetarë në Kurbin, Kavajë, 14 në Mallakastër, nga 13 qytetarë në Roskovec, Gjirokastër, Dimal, nga 12 qytetarë në Patos, Maliq, 11 në Skrapar, 9 në Dibër, nga 8 qytetarë në Mat, Peqin, nga 7 qytetarë në Kukës, Selenicë, nga 5 qytetarë në Fushë Arrëz, Mirditë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, Pogradec, Poliçan, nga 3 qytetarë në Tropojë, Bulqizë, Delvinë, Kolonjë, Librazhd, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Pukë, Has, Konispol, Përmet, nga 1 qytetar në Finiq, Libohovë, Cerrik. 

Janë 9,519 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Tirana 74 vjeçe.

Janë shëruar 1106 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 287,018 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Korrik 2022)

Raste të reja ditore         1480

Të shëruar në 24 orë      1106

Të shtruar në spitale          29

Humbje jete në 24 orë         1

Testime ditore                  3014

Testime totale               1,892,165

Raste pozitive                  300,058

Raste të shëruara              287,018

Raste Aktive                        9,519

Humbje jete                         3,521

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            5,530

Durrës                    746

Fier                                          715

Vlorë                                       494

Shkodër                                 427

Berat                                       381

Elbasan                   252

Lezhë                                    252

Gjirokastër                           230

Korçë                                    203

Dibër                                     117

Kukës                                    72

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore