Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

E verbër, prej 8-vitesh udhëton e vetme në urbanët e Tiranës: Kam memorizuar çdo stacion (VIDEO)

E verbër, prej 8-vitesh udhëton e vetme në urbanët e

Problematikat që lidhen me transportin urban kanë qenë të pranishme vit pas viti dhe me gjithë ankesat e qytetarëve, përsëri mbetet shumë për t'u përmirësuar. Kushtet dhe shërbimi, veçanërisht në këtë periudhë të pandemisë, janë ato që kanë edhe më shumë rëndësi sesa më parë.

Kryesisht personat me aftësi të kufizuara kanë edhe më tepër vështirësi ku bëhet fjalë për frekuentimin e urbanëve. Lidhur me këtë gjë, në kuadër të nismës “Artivizëm” projekt i Qendrës STEPS, ka ndërmarë një fushatë sensbilizimi mbi aksesueshmërinë e transportit publik në Bashkinë e Tiranës për personat me aftësi të kufizuar.

Në studion e “Wake Up” në Top Channel ishte e ftuar Doljana Velia, e cila ka aftësi të kufizuar në shikim dhe prej 8-vitesh e përdor transporti urban rregullisht/

Studentja e psikologjisë dhe aktivistja për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, ndau me publikun disa nga shqetësimet e saj me shpresën që dikush do të ndërhyjë për t’i përmirësuar.

"Prej 8 vitesh unë përdor transportin publik në mënyrë të pavarur aq sa na jepen mundësitë këtu në Shqipëri. Unë e kam marrë këtë si sfidë por gjithmonë është familja dhe miqtë që më aksesojnë me pjesën tjetër të infrastrukturës ku e bën të vështirë orientimin tim për të qenë e pavarur. Mënyra që unë kam gjetur për t'u orientuar, teksa përdor transportin urban, është pak individuale pasi unë memorizoj stacionet për të kuptuar se ku do zbres. Në momentin që unë shkoj te stacioni që do të zbres aty më pret dikush. Ajo që kërkoj unë është që në transportin urban të vendoset sistemi audio që unë ta di se në cilin stacion jemi. Përgjithësisht këtë gjë ma bën fatorina por dhe ai jo gjithmonë."- tha Doljana e cila përherë të parë bëri dhe publike letrën e saj drejtuar isntitucioneve, ku rrëfen peripecitë e saj teksa përdor transportin urban çdo ditë. Letra e Doljanës është një thirrje për të gjithë.

Letra Doljana Velias:

Unë jam Doljana, një vajzë me aftësi të kufizuar në shikim, jetoj në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë dhe sfidat në infrastrukture i has çdo ditë! Ne nuk mund të ndryshojmë botën, ama mund të ndryshojmë mjedisin ku jetojmë, qoftë edhe në mendësi, pasi aty nis gjithçka! Jeta në Tirane është dinamike, dhe për të kapur ritmin e saj shpesh na duhet te vrapojmë! Prej 8 vitesh kam zgjedhur të sfidoj realitetin duke lëvizur e pa varur dhe duke përdorur transportin publik, por kjo është pothuajse e pa mundur të realizohet plotësisht, deri në momentin që mungon përshtatshmëria për personat me aftësi të kufizuar në çdo aspekt! Në mungesë të autobusëve të pajisur me sistem audio, më duhet të memorizoj numrin e stacioneve për të llogaritur se ku më duhet të zbres! Kuptohet që kjo nuk është zgjidhje dhe është e pa mundur të realizohet në të gjitha linjat e qytetit! Pra mungesa e një sistemi audio i cili na bënë të mundur të kuptojmë se ku ndodhemi, komplikon jetën e secilit prej nesh! Problematika si mungesa e autobusëve me sistem audio dhe rampa, semaforët me sinjal zanor, rrugët e përshtatura me shirit me reliev dhe trajnime të ndryshme për një jetesë të pavarur, janë theksuar shpesh nga shoqëria civile në takime me institucionet përgjegjëse, por realiteti vazhdon të jetë po i njëjtë ! Ne jemi një shoqëri sociale dhe kjo është vlerë ! Roli i familjes dhe shoqërisë në jetët tona është shumë mbështetës, gjë pa të cilën nuk do të mund të arrinim qëllimet tona! Diversiteti është vlera më e lartë e një shoqërie tolerante dhe mendje hapur, dhe unë shpresoj dhe besoj fort se shumë shpejt institucionet përkatëse do të reflektojnë për t’ia veshur vendit tone këtë vlerë të rëndësishme! Nga eksperienca në shtete të tjera evropiane dhe SHBA, dal në përfundimin se nuk ka persona me aftësi të kufizuar, por ka shtete me akses të kufizuar”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore