Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

E para në botë/ Rusia shpik vaksinën anti Covid për kafshët

E para në botë/ Rusia shpik vaksinën anti Covid për

Kur e gjithë bota është në vështirësi për sigurimin e vaksinave anti Covid për njerëzit, Rusia njoftoi të mërkurën se kishte regjistruar atë që  e cilëson si vaksina e parë në botë e koronavirusit për kafshët, duke e përshkruar hapin si të rëndësishëm për ndërprerjen e mutacioneve.

Shteti rus tha se prodhimi masiv i vaksinës mund të fillojë në prill. Agjencia e mbikëqyrjes së bujqësisë Rosselkhoznadzor tha në një deklaratë se vaksina e quajtur Carnivak-Cov ishte testuar në fillim të tetorit në qen, mace, vizon, dhelpra dhe kafshë të tjera dhe ishte provuar të ishte efektive.

"Të gjitha kafshët si pjesë e këtij testimit u vaksinuan zhvilluan antitrupa ndaj koronavirusit në 100 përqind të rasteve," tha Konstantin Savenkov, nënkryetar i Rosselkhoznadzor.

"Ky është shtë produkti i parë dhe i vetëm në botë për parandalimin e Covid-19 tek kafshët", tha ai.

Rosselkhoznadzor tha se zhvillimi i vaksinës do të ndihmonte në parandalimin e mutacioneve në kafshë dhe përmendi vendimin e Danimarkës për të zhdukur 15 milion vizon vitin e kaluar pasi disa u zbulua se mbanin një variant të virusit.

"Përdorimi i vaksinës, sipas shkencëtarëve rusë, mund të parandalojë zhvillimin e mutacioneve të virusit," tha deklarata.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore