Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

E gjithë vëmendja te Covid-19, por virozat po bëjnë namin

E gjithë vëmendja te Covid-19, por virozat po bëjnë namin

Jo më larg se një vit më parë, në këtë periudhë spitali Infektiv ishte në kapacitet të plotë shtretërish për shkak të virozave të stinës të cilat preknin më së shumti aparatin tretës. Problemet e tretjes, por dhe temperaturat e larta ishin simptomat e zakonshme, pa harruar virozat respiratore që kanë si shkak korrentet,  kondicionerin, apo edhe mungesën e kujdesit që duhet treguar në plazh.

Po sot? Kur e gjithë vëmendja është drejtuar tek virusi Covid-19 që po përhapet çdo ditë edhe më shumë, infeksionet gastroentestinale dhe virozat respiratore janë në qarkullim çka sjell për pasojë ulje të imunitetit.

Në qendrat shëndetësore të kryeqytetit paraqiten dhjetëra pacientë të moshave të ndryshme që kërkojnë ndihmë mjekësore.

"Në momentin e parë, një temperaturë e lartë menjëherë na shton dyshimin për Covid. Unë kisha një paciente 24 vjeç, 10 ditë me temperaturë të lartë dhe kollë. Ajo rezultoi negativ pas kryerjes së testit por vetëm pas një mjekimi të gjatë me antibiotikë gjendja e saj u stabilizua. Analizat treguan shenjë infeksioni por shenjat ishin të njëjta si Covid", thot? mjekja për gazetën "Shqip".

Po virozat entestinale si po menaxhohen nga shërbimi parësor?

Sipas mjekëve të këtij shërbimi, ndryshe nga e shkuara kur ata drejtoheshin në urgjencën e Infektivit në QSUT, sot pjesa më e madhe e tyre po trajtohen në kushte shtëpie. Rastet e rënda kanë përfunduar ose në spitale private ose në urgjencat e QSUT, të cilat në këtë periudhë pandemie janë kthyer në vatra të përhapjes së virusit Covid-19.

Qytetarë të shumtë ankohen ndërkohë se mjekët stepen kur i thua që të vizitojnë pacientët që kanë temperaturë dhe janë në shtëpi, pasi mendja i shkon menjëherë te koronavirusi, ndërsa shtojnë se mbi bazën e protokolleve e kanë të ndaluar që të mjekojnë njerëzit e sëmurë, që nuk lëvizin në shtëpi.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore