Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“E bën rrezikun edhe më të madh”, ISHSH: Presim rritje të rasteve me Covid-19 nga hapja e transportit publik

“E bën rrezikun edhe më të madh”, ISHSH: Presim

Në kushtet e rënduara të situatës nga pandemia e Covid-19, kur rastet në vend janë në rritje, respektimi i masave AntiCovid është mjaft i rëndësishëm. Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë,  protokolleve të sigurisë iu shtua edhe mbajtja e detyrueshme e maskës në mjedise të mbyllura pavarësisht distancës.

Grupe të shumta në terren si nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po monitorojnë çdo ditë deri në orët e vona të mbrëmjes respektimin e protokolleve. Fundjava në fakt ka shënuar një numër të lartë inspektimesh, të shoqëruara këto me një shifër rekord masash administrative.

Vetëm gjatë ditës së premte janë raportuar 400  gjoba, të shoqëruara këto dhe me mbyllje aktivitetesh. Ndërkaq mos  harrojmë se gjatë kësaj fundjave kanë nisur edhe inspektimet përsa i përket vendosjes së maskave në ambientet ku ajo është e detyrueshme.

Për këtë ka folur në emisionin “Wake Up” në Top Channel, kryeinspektorja e Degës Rajolane Tiranë, Areti Beruka. Ajo u shpreh se me hapjen e transportit publik, presim që reflektimin e saj ta shohim pas 2-3 javësh të përkthyer në sëmundshmëri.

“Pra presim një rritje edhe nga hapja e transportit publik. Vëmë theksin që mospërdorimi i maskës e shton edhe më shumë këtë probabilitet. Në fakt brenda Task Forcës së kontrollit është policia rrugore dhe ajo bashkiake që bën evidentimin dhe ndjekjen e transportit publik urban dhe interurban. E mirëkuptoj domosdoshmërinë e njerëzve për të lëvizur por përpara jetës duhen respektuar protokollet e sigurisë. Ndaj mospërdorimi i maskës në transportin publik dhe mos respektimi i protokolleve të sigurisë e bën rrezikun edhe më të madh. Dhe në këtë rast problemi qëndron në çështjen se kjo e bën edhe gjurmueshmërinë e virusit shumë të vështirë për arsye se nuk mund ta mbash mend se kë kishe afër, para apo mbrapa. Dhe kështu na bie dhe skema e gjurmueshmërisë së rastit për hetimin e vatrës se infeksionit, pastaj", tha Areti.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore