Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Dyshime se e kishte edhe mjeku Pushi, çrregullimi metabolik, patologjia më e riskuar nga Covid-19

Dyshime se e kishte edhe mjeku Pushi, çrregullimi metabolik, patologjia

Prej disa javësh, Shqipëria po numëron shifra të larta rastesh positive me koronavirus dhe të shumtë janë edhe pacientët që kanë humbur betejën me Covid-19.

Ndryshe nga çfarë u vu re në periudhën e izolimit, kur rastet e shtruara në infektiv paraqisnin probleme të rënda respiratore, në dy javët e fundit, viktimat raportohen se vuanin nga sindromi metabolik ose ndryshe çrregullimet metabolike.

Rasti më i fundit, është ai i sotmi, një 21-vjeçareje nga Tirana, ndërsa dyshime hidhen dhe për mjekun Arjan Pushi që humbi jetën si pasojë e Covid 19.
Burimet i thanë gazetës “Shqip” se shkak mund të ketë qenë çrregullimi metabolik, pasi mjeku nuk raportonte sëmundje kronike.

Por çfarë është sindromi metabolik?
Mjekja pathologe në shërbimin parësor, Mirela Dhame thotë për gazetën “Shqip” se gabimisht çrregullimi metabolik lidhet me obezitetin por kjo patologji nuk ka të bëjë me peshën sesa më stilin e të ushqyerit të personit të prekur.
“Mund të jesh 100 kg dhe nuk ke asnjë çrregullim metabolik dhe mund të jesh 50 kg dhe vuan të gjitha parametrat që të çojnë drejt sindromit metabolik. Në përgjithësi sëmundjet endokrine dhe diabeti shoqërohen me çrregullim metabolik”, thotë mjekja Dhame.

Në literaturën mjekësore, çrregullim metabolik apo sindroma metabolike është një grup i gjendjeve – presioni i lartë i gjakut, sheqeri i lartë në gjak, yndyrë e tepërt trupore rreth belit, dhe nivelet e larta të kolesterolit ose triglicerideve – që paraqiten së bashku, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit.

“Duke pasur vetëm një nga këto gjendje nuk do të thotë që keni sindromë metabolike. Megjithatë, cilado nga këto gjendje rrit rrezikun e sëmundjes së rëndë. Duke pasur më shumë se një nga këto mund të rris rrezikun edhe më shumë”, thonë mjekët.

Ndërsa nutricientët thonë se stili i jetesës ndikon shumë në çregullimin metabolik.  “Ndërthurja e kequshqyerjes (jo mungesës së ushqimit, por cilësisë së tij) shoqëruar me një jetë sedentare, pa aktivitet fizik”, thonë mjekët janë faktorë rrisku për të vuajtur nga obeziteti që në pjesën më të madhe të pacientëve çon drejt sindromit metabolik.

E vetmja këshillë që rekomandojnë mjekët në këtë periudhë pandemie, ku organizmi është në presionin e virusit, është dieta ushqimore e pasur me vitamina e proteina, konsumimi i mishit dhe peshkut normalisht pa abuzuar me sasinë, si dhe aktiviteti fizik ku ecja në natyrë është më e rekomandueshme.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore